Kosova
Ambasadori Abbott: Mahnitëse pritjet e tizofëve dhe ekipit anglez
Ambasadori Britanik në Kosovë, Nicholas Abbott ka falenderuar popullin e Kosovës për mikpritjen e ngrohtë që ua ka bërë lojtarëve dhe tifozëve anglezë gjatë vizitës në Prishtinë këtë fundjavë, për ndeshjen përmbyllëse për të dy ekipet kombëtare në fushatën kualifikuese për Euro 2020.
Abbott ka publikuar në profilin e tij në Facebook një video, përmes së cilës thotë se mikpritja që populli i Kosovës i ofroi ekipit dhe përkrahësve anglezë ishte absolutisht e mahnitshme.
Ai ka thënë se pas këtij vikendi ndihet edhe më krenar që është ambasador në Kosovë.
“Kur kam arritur në Prishtinë në shtator, kam qenë krenar të jem Ambasadori Britanik në Kosovë. Pas këtij vikendi jam edhe më krenar. Mikpritjen që populli i Kosovës i ofroi ekipit dhe përkrahësve anglezë ishte absolutisht e mahnitshme. Do të dëshiroja të falënderoj nga thellësia e zemrës sime popullin e Kosovës për mikpritjen që i kanë ofruar ekipit dhe përkrahësve anglezë këtë vikend”, ka thënë Abbott.
“Çfarë mikpritje! Faleminderit Kosovë”, thuhet në llogarinë e ekipit kombëtar anglez në Twitter.
Përmes rrjeteve sociale, ata ua bënë me dije të gjithëve se mendimi për Kosovën ishte i gabueshëm dhe me këtë rast, vendi ynë gradualisht po e ndërron imazhin e keq që e ka nëpër botë, shkruan GE, përcjell albinfo.ch.
Mediat britanike ndërkohë, që njihet prej më të fortave në botë, e kanë përmendur vazhdimisht mikpritjen që po iu bëhet anglezëve, por edhe çmimet e lira të produkteve.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











