Bota
S’po ka efekt, a duhet të hiqet zona Schengen
Disa vende evropiane rivendosën kontrollet kufitare në vitin 2015, kur refugjatët erdhën në Evropë. Kontrolli i vazhdueshëm do të zgjatet tani edhe me 6 muaj. Kjo është ilegale, thonë ekspertët, dhe rrezikon Shengenin
Brenda zonës së Shengenit personat dhe mallrat qarkullojnë të lirë. Marrëveshja, e arritur midis 26 vendeve anëtare të Zonës së Shengenit, pjesa më e madhe e të cilave janë vende të Bashkimit Evropian, duhet të favorizojë ekonominë dhe qytetarët. Në pjesët e tjera të botës kufijtë e hapur nuk janë gjë e zakonshme.
Rregulla të qarta përcaktojnë se kur dhe si një vend i Shengenit mund të vendosë përkohësisht kontrolle në kufijtë e tij. Deri para disa vitesh vendosja sërish e kufijve ka ndodhur për data të caktuara, si për shembull ngjarje sportive ose konferenca politike. Portugalia vendosi, për shembull, kontrolle kufitare gjatë takimit të nivelit të lartë të NATO-s të mbajtur në Lizbonë, ose Danimarka gjatë mbajtjes së konferencës për klimën në Kopenhagë. Kurse Islanda, kur MC Hells Angels vizitoi klubin islandez të motorëve në Rekjavik. Këto kontrolle zgjasin pak ditë dhe planifikohen kohë më parë, raporton DW.
Por, “që nga shtatori 2015 disa vende përdorin çdo mundësi juridike të rregulloreve të Shengenit, për të zgjeruar kontrollin kufitar,” thotë eksperti për migracionin Yves Pascouau, këshilltar në Think Tanks me seli në Bruksel, European Policy Centre (EPC). “Një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë më pare”, përcjell albinfo.ch.
Rivendosja e kontrollit kufitar
Një grafik tregon që nga viti 2008 çdo ngjarje gjatë të cilës vendet e Shengenit kanë vendosur kontroll në kufi. Linja vertikale shënon shtatorin 2015, kur një numër i madh refugjatësh erdhi në Evropën Perëndimore.
Austria, Gjermania, Sllovenia dhe Hungaria futën në vjeshtë të 2015 kontrollet për shkak “të rrymave të personave që kërkonin mbrojtje ndërkombëtare.” Kjo është hera e parë që migracioni përmendet si arsye për kontrolle në kufi.
Menjëherë pas kësaj gjashtë vende anëtare të Shengenit futën kontrolle për periudha afatgjata. Austria, Gjermania, Danimarka, Suedia dhe Norvegjia përmendën si arsye migracionin. Franca futi kontrolle kufitare pas sulmeve të nëntorit 2015 në Paris, për shkak të kërcënimeve terroriste. Sot, katër vjet më vonë ka ende kontrolle kufitare në të gjashtë vendet. Dhe sa herë mbaron afati ato e zgjasin sërish atë. Më 13 nëntor 2019, fillon një zgjatje e re gjashtëmujorëshe e afatit.
“Nga 2015 deri 2017 ka pasur një bazë ligjore për këto kontrolle”, thotë Yves Pascouau, i cili ka studiuar ligjet europiane të migracionit, “por që nga ajo kohë ato nuk kanë më bazë.” Artikulli 29 i kodeksit të Shengenit është baza ligjore për kontrollet mbi dymujorëshe. Ai është përpiluar për rastet kur “për shkak të mangësive të mëdha në kontrollimin e kufijve të jashtëm… rrezikohet funksionimi i zonës pa kontrolle në kufijtë e brendshëm”.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













