Kosova
Vazhdon kërkimi i gruas së zhdukur në Prishtinë para pesë ditësh
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 07.11.2019 është raportuar për një person të zhdukur. Bëhet fjalë për Remzije Mustafën, e lindur në vitin 1960, banuese në lagjen ‘Bregu i Diellit’ në Prishtinë, ku edhe është parë për herë të fundit.
Që nga dita e raportimit deri më tani njësitet policore te hetimeve, kërkimeve si dhe patrullat në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët kanë ndërmarrë një varg veprimesh si intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së personit, kontrollimi i hyrje- daljeve, në të gjitha pikat kufitare, kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht (ambiente të mbyllura dhe të hapura), analizimi i video-incizimeve të zonave të ndryshme, analizimi dhe hetimi i çdo lloj informacioni që lidhet me personin etj.
Policia kërkon nga qytetarët të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së saj, duke informuar Policinë e Kosovës në linjën emergjente 192, apo në nr 080019999.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027













