Futboll
Xhaka kritikon fansat e Arsenalit, thotë se është i gatshëm të rikthehet
Përfaqësuesit të Zvicrës i është hequr shiriti i kapitenit të Arsenalit
Granit Xhaka pranon se ishte “e dhimbshme” të fishkëllehej nga fansat e Arsenalit dhe ka kritikuar mbështetësit për reagimin e tyre “të pakuptueshëm” ndaj tij.
Përfaqësuesit të Zvicrës i është hequr shiriti i kapitenit të Arsenalit gjatë kësaj jave, pasi ai reagoi ashpër ndaj fansave që e fishkëllyen atë teksa po zëvendësohej gjatë pjesës së dytë në barazimin 2-2 me Crystal Palacen muajin e kaluar.
Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ia dorëzoi shiritin e kapitenit Pierre-Emerick Aubameyangut. Ndërsa pas këtij veprimi, Xhaka, 27 vjeç, i ka thënë Emeryt se nuk dëshiron të përfshihet në ndeshjen e fundit të klubit ndaj Leicesterit, të cilën e humbën me rezultat 2-0. Por thotë se s’ka hequr dorë nga karriera e tij në Emirates.
“Mund të jeni të sigurt se do të vazhdoj të luftoj dhe të paraqitem në çdo seancë stërvitore”.
“Ndjej se java e kaluar ka kaluar dhe jam i gatshëm”, potencoi Xhaka.
Ish-mesfushori i Borussia Monchengladbachut dhe i Bazelit s’ka luajtur për Arsenalin që nga ndeshja kundër Crystal Palacet, ndërsa tani po flitet për largimin e tij nga klubi në janar.
“Kur u shfaq numri i fanellës sime në tabelë nga zyrtari i katërt dhe më pas nisën zhurmat nga fansat tanë, ajo më goditi shumë”, ka thënë Xhaka për gazetën zvicerane “Blick”. “Ishte shumë e dhimbshme dhe frustruese”.
“Për mua, ky reagim është i pakuptueshëm, veçanërisht në këtë vrull dhe në këtë armiqësi në të cilën isha këtu. Që kur mbaj mend, fansat janë pjesë përbërëse e sportit tim. Dhe kam shumë respekt që nga fillimi për përkushtimin e fansave për të na ndihmuar ne lojtarëve”, ka thënë më tej Xhaka, transmeton Koha.net.
“Kritikat e arsyeshme nga ta na bëjnë të rritemi si atletë. Dhe fuqia dhe energjia që e japin në ndeshje e bën çdo atlet ta duajë futbollin edhe më shumë. Ndihem si një pjesë e një familjeje të madhe futbolli. Por kur kritikoheni nga vetë kjo familje e futbollit, në kohë kur ju veçse sulmoheni masivisht, kjo të dhembë shumë”, shtoi mesfushori shqiptar.
“Por kjo s’do të thotë se unë s’mund të përballoj kritikat. Nëse unë dhe ekipi nuk luajmë mirë, duhet t’i dëgjojmë kritikat dhe të punojmë në to. Por nëse ofendoni dhe fyeni kapitenin tuaj, me këtë ju sillni shqetësim dhe disponim të keq në ekipin që e mbështetni. Kjo për mua s’ka kuptim dhe e dobëson kohezionin”, ka potencuar Xhaka, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim













