Kosova
Mbi 30% bie nataliteti në Kosovë
Kjo ulje për vetëm 5 vjet po konsiderohet shumë e rrezikshme për shtetin e Kosovës, për familjen, ashtu edhe për shoqërinë dhe është ulja me madhe në historinë e Kosovës, të shteteve të Ballkanit dhe Evropës. Faktorët kryesor që po shihen si shkaktar i rënies së natalitetit në Kosovë janë kushtet e vështira ekonomike, ligji i lehonisë, planifikimi familjar, politikat shtetërore dhe migrimi më i madhi në Ballkan dhe Evropë.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në të gjithat maternitetet në Kosovë numri i lindjeve ka shënuar rënie nga viti në vit. Në vitin 2014 janë regjistruar 32,087 lindje, në vitin 2015 janë regjistruar 31,116 lindje, në vitin 2016 janë regjistruar 30,069, në vitin 2017 janë regjistruar 30,025 lindje dhe në vitin 2018 janë regjistruar 22,761.
Për rënien e natalitetit flasin edhe statistikat e Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, sipas të cilave në vitin 2014 kanë qenë 10 mijë e 307 lindje, në vitin 2015, 9 mijë e 443 lindje, në vitin 2016, 10 mijë e 139 lindje, në vitin 2017, 10 mijë e 161 lindje, në vitin 2018, 9 mijë e 963 dhe në 9 mujorin e vitit 2019, 7 mijë e 256 lindje.
Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismajli, tha për KosovaPress, se është bërë si një lloj “trendi”, në vendet e zhvilluara ku çiftet vendosin të bëjnë fëmijë sa edhe kanë mundësi t’i mbajnë ata, përcjell albinfo.ch.
“Rënia e natalitetit është një trend i vendeve të zhvilluara, do të thotë edhe në vendet në zhvillim kemi rënie të natalitetit. Kjo për arsye se në rend të parë është planifikimi familjar, sepse secili çift bashkëshortor dëshiron të lindë fëmijët sa ka mundësi aq sa mund t’i mbajë. Kjo ndryshon nga vendet jo në zhvillim ku secili çift kishte nga 4- 5 fëmijë, kurse në kohën e sotme çiftet bashkëshortore planifikojnë familjen dhe zakonisht bëjnë 1 apo 2 fëmijë. Kjo mendoj se është njëri ndër shkaktarët kryesorë të rënies së natalitetit i cili e përfshin edhe vendin tonë Kosovën”, tha ai.
Ismajli shtoi se kishte qenë mirë që shteti të stimulojë lindjet duke zgjatur pushimin e lehonisë dhe duke ndihmuar në rritjen e tyre.
Kujtojmë se në Kosovë, ligji i punës parasheh që për secilin fëmijë të lindur, nënës t’i takojë pushimi i lehonisë prej një viti, ku gjatë tre muajve të parë të pushimit të lehonisë, pagesa bëhet nga punëdhënësi me kompensim prej shtatëdhjetë për qind 70% të rrogës bazë, pastaj gjashtë muajt në vijim, pushimi i lehonisë paguhet nga Qeveria e Kosovës me kompensim prej pesëdhjetë për qind 50% të rrogës mesatare në Kosovë. Ndërkohë, gruaja e punësuar ka të drejtë, sipas këtij ligji, që ta zgjasë pushimin e saj të lehonisë edhe për tre muaj të tjera pa pagesë.
E-Diaspora
-
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas Aktorja e njohur shqiptare Liri Lushi do të interpretojë rolin e Donika Kastriotit, figura dhe legjenda,... -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin -
Valdete Hoti, kur humanizmi shndërrohet në mision jete -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












