Lajme
Mërgimtarët, të gatshëm për investime në Kosovë
Në punimet e Kongresit të dytë ekonomik të Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane në Gjermani, që po mbahet Frankfurt, u diskutua për partneritetin publiko-privat në komunat e Kosovës.
Nga bizneset shqiptare në Gjermani u tha se institucionet duhet të krijojnë lehtësira për investime, duke rregulluar ligjet, në mënyrë që të investohet më shumë në Kosovë.
Gani Nuha, anëtar në Unionin e Bizneseve Shqiptaro-Gjermane në Gjermani, tha se qeveria e re në Kosovë duhet të punojë shumë, në mënyrë që investitorët në diasporë që duan të kontribuojnë në Kosovë, të kenë mundësi të investojnë aty.
“Ju duhet me shtruar rrugën, kur duan ta bëjnë një investim në komuna, të jetë ashtu që është edhe në favor të komunës edhe në favor të kompanisë, edhe në favor të qytetarëve. E këto gjëra duhet urgjent me i ndryshuar, unë shpresoj që qeveria e ardhshme ka me bë shumë, se ne e kemi vullnetin me qenë pranë Kosovës, me financa, me shku në Kosovë me financu. Unë e kam bë shumë investime”, tha ai, shkruan telegrafi, përcjell albinfo.ch.
Edhe sipas Zenun Krasniqit nga ky union, ka ende shumë vend për përmirësime dhe një nga shqetësimet, ai e theksoi çështjen e energjisë elektrike.
“Kur folët për prodhim, e kemi problemin kryesor në Kosovë që është energjia elektrike, që është bazë për treg. Kemi shumë probleme që vendet e tjera të rajonit i kanë kryer moti, për këtë arsye pres që qeveria e ardhshme problemin e parë me energjinë elektrike duhet siguruar dhe stabilizuar për prodhues vendor, që me qenë ne të barabartë me vendet e tjera të rajonit”, tha ai.
Ai shtoi se janë të gatshëm për investime në Kosovë dhe se ka shumë të tillë, që kanë interesim për të investuar në Kosovë, dhe siç theksoi ai, kjo është fitimprurëse.
E kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se duhet menduar për zëvendësimin e importeve.
“Një mundësi shumë e mirë për investime, është fakti që kemi ndryshuar Ligjin për dhënien në shfrytëzim të pronave. Kryetarit të komunës i mundëson të negociojë me investitorë potencialë, për të dhënë në shfrytëzim pronat në komunat tona. Pra, nëse investim i është më i madh se 10 përqindëshi i inevstimeve kapitale në komunë, p.sh. në Prishtinë, nëse investimi është më i madh se 3 milionë euro, por jo më shumë se 20 milionë euro, në fusha të caktuara të prodhimit, atëherë është procedurë tepër më e shpejtë për t’i thënë një investitori eja se tokën, pronën e ke falas, nëse investon në prodhim. Ne në Komunë të Prishtinë kemi mjaftueshëm prona që t’i themi investitorëve nëse do të investojë në prodhim, e prodhim që i zëvendëson importet dhe krijon vende të punës, ne jemi të gatshëm që pronën ta japim falas”, tha Ahmeti.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














