Futboll
Wenger thotë se Emery veproi drejt me Xhakën
Unai Emery, ka vendosur t’ia marrë shiritin e kapitenit Xhakës
Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se ekipi nga Premier League ka vepruar në mënyrë të drejtë në lidhje me mesfushorin Granit Xhaka pas problemit të fundit që kishte me tifozët, shkruan “Daily Mail” të enjten.
Wenger, gjithashtu, ka përkrahur trajnerin aktual të Arsenalit, Unai Emery, që ka vendosur t’ia marrë shiritin e kapitenit Xhakës.
Emery pas atij incidenti, ku Xhaka fyeu tifozët e Arsenalit, nuk e ka përfshirë mesfushorin fare në ekip për tri ndeshjet e fundit.
“Nganjëherë ndodhin situata që nuk i pret fare dhe mendoj se lojtarët duhet të kenë sjellje të disiplinuara. Mendoj se Xhaka është një lojtar inteligjent, pavarësisht asaj që kam dëgjuar javën e fundit. Ai në fund ka kërkuar falje dhe Emery ka dashur vetëm këtë gjë prej tij. Pra, Emery ka vepruar drejt”, ka thënë Wenger.
Xhaka, 27-vjeçar, këtë edicion ishte zgjedhur kapiten i Arsenalit dhe deri më tani ka dhjetë paraqitje në të gjitha garat. Ai prej vitit 2016 është pjesë e Arsenalit dhe ka kontratë deri në vitin 2023. Pikërisht Wenger kishte transferuar Xhakën.
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim













