Kosova
Grafite të reja në Prishtinë për Astrit Deharin
Aktivistët e Vetëvendosjes po vazhdojnë të pikturojnë grafite në kujtim të Astrit Deharit.
Grafitet filluan të pikturohen menjëherë pas ekspertizës nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Llozanë të Zvicrres, ku thuhej se përjashtohet mundësia e vetëvrasjes së Astrit Deharit.
Në grafitet e para, Deharit i kërkohej falje, ndërsa tash, janë shkruar fjalët “Vrasësit në burg”.
“Më fal që ke lindë në këtë vend, më fal që shkove shumë herët, më fal që s’ka drejtësi, më fal çka përjetove në rini, më fal që s’të kemi në mesin tonë” ishin disa nga vargjet e shkruara nëpër muret e Prishtinës nga artistja Fitore Berisha dhe persona të tjerë”.
Aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari, vdiq në vitin 2016 gjatë kohës sa ishte në paraburgim. Sipas Institutit të Mjeksisë Ligjore, Dehari nuk ishte vrarë por kishte bërë vetëvrasje. E me këto konstatime nuk ishte pajtuar asnjëherë Lëvizja Vetëvendosje dhe familja e të ndjerit, shkruan lajmi.net, përcjell albinfo.ch
Për këtë arsye me përkrahje edhe të Qeverisë së Kosovës, ishte bërë një ekspertizë në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Llozanë të Zvicrës. E kjo ekspertizë, duket se e përjashton krejtësisht mundësinë e vetëvrasjes së Astrit Deharit.
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027










