Turizëm
Ku shkojnë shqiptarët për pushime
Shqiptarët po zgjedhin gjithmonë e më shumë destinacione ekzotike dhe Tajlanda është vendi kryesor, me rritjen më të lartë për udhëtimet në vitin 2018
Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave, të nxjerra nga Anketa e Turizmit në Familje, “Pushime dhe Udhëtime”, treguan se në vitin 2018 destinacionet që shënuan rritjen më të madhe të udhëtimeve krahasuar me vitin 2017, brenda vendit janë: Korça (46,4 %) dhe Tirana (22,1 %), kurse jashtë vendit: Tajlanda (79,5 %) dhe Dubai (57,1 %).
Studimi i INSTAT, i kryer pranë njësive ekonomike familjare (NjEF), me objekt të gjithë individët me vendbanim të zakonshëm në Shqipëri mbi 15 vjeç në vitin 2018, vë në pah se numri i udhëtimeve për qëllime personale apo biznesi (brenda apo jashtë Shqipërisë) të kryera nga individët banues në Shqipëri të moshës mbi 15 vjeç ishte 4.542.794.
“Udhëtimet për qëllime personale përbëjnë 95,6 % të udhëtimeve gjithsej, ndërsa udhëtimet për qëllime biznesi 4,4 % të tyre. Mesatarisht, në vitin 2018, një individ në Shqipëri ka kryer 1,9 udhëtime. Përqendrimet më të larta të udhëtimeve të kryera janë regjistruar në muajt: janar (12,0 %), mars (11,2 %), qershor (8,7 %), korrik (8,8 %), gusht (12,1 %) dhe dhjetor (7,4 %). Udhëtime të cilat kanë si muaj nisje nëntor / dhjetor 2017 përbëjnë 0,2 % të udhëtimeve” vlerëson INSTAT, transmeton Monitor.
Udhëtimet për qëllime personale, sipas netëve të qëndrimit
Udhëtimet e kryera për qëllime personale sipas netëve të qëndrimit në vitin 2018 janë rritur me 6,1 pikë përqindje krahasuar me vitin 2017. Në vitin 2018, numri mesatar i netëve të qëndrimit për udhëtime të kryera është 5.2 net. Udhëtimet për qëllime personale të kryera me një kohëzgjatje prej 11-18 netësh janë rritur me 11,2 pikë përqindje krahasuar me të njëjtin interval kohëzgjatjeje të një viti më parë. Gjatë vitit 2018, tremujori i cili ka shënuar rritje për të gjitha kategoritë e netëve të qëndrimit është tremujori i dytë, përcjell albinfo.ch.
Udhëtimet sipas llojit të akomodimit
Lloji më i shpeshtë i akomodimit në të dy vjetët është “të qëndruarit tek të afërmit apo miqtë”, ndjekur nga kategoria “hotel” dhe “shtëpi ose apartamente të dyta për pushime” apo “ambiente akomodimi me qira”. Në vitin 2018 vërehet rritje për kategorinë “hotel” prej 7,0 pikë përqindje, dhe 1,1 pikë përqindje për kategorinë “shtëpi ose apartamente të dyta për pushime”. Ndërkohë ulja më e madhe është regjistruar për kategorinë “ambiente akomodimi me qira” me 5,1 pikë përqindje”, thuhet në anketën e INSTAT.
E-Diaspora
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Zvicër
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ofron shërbim konsullor për qytetarët në nevojë -
Federata e Futbollit e Kosovës organizon kamp seleksionues për talentët e diasporës në Gjermani -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri











