Kosova
VV-ja e dorëzon në Supreme ankesën ndaj vendimit të PZAP-it për votat e diasporës
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dje ka hedhur poshtë kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e 4639 zarfeve me fletëvotime të diasporës, të cilat ndonëse nga vendet përkatëse u nisën para ditës së zgjedhjeve, në Kosovë kanë arritur pas 6 tetorit. E sot zyrtarët e VV-së e dorëzuan ankesën e tyre karshi këtij vendimi në Gjykatën Supreme të Kosovës.
Kështu bëri të ditur anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Nazlie Bala.
“Dorëzohet në Gjykatë Supreme ankesa ndaj vendimit të PZAP-it. Sot Lëvizja VETËVENDOSJE! dorëzoi në Gjykatën Supreme ankesën me qëllim lejimin e numërimit të të gjitha pakove me fletëvotime nga bashkatdhetarët tanë si dhe hedhjen poshtë të vendimit të PAZP-it”, ka deklaruar ajo,përcjellë albinfo.ch
E VV-ja pret që në një afat sa më të shpejtë Gjykata Supreme të marrë vendim duke ia mundësuar realizimin e të drejtës për të zgjedhur dhe numërimin e fletëvotimeve të qytetarëve tanë me banim jashtë Kosovës.
“Rikujtojmë edhe një herë se pakot me fletëvotime janë dërguar brenda afateve kohore nga bashkatdhetarët dhe si të tilla ato duhet të numërohen dhe të bëhen pjesë e rezultatit final të zgjedhjeve në Republikën e Kosovës”, thuhet në reagimin e VV-së.
Ndërkohë, kjo çështje do t’i vonojë rezultatet përfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), pasi ishte paralajmëruar që në fillim të kësaj jave ky institucion të dilte me rezultate.
E-Diaspora
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri









