Kosova
Ministria e Mbrojtjes jep detaje për vdekjen e nënoficerit të FSK-së
Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar vdekjen e nënoficerit të FSK-së, Baki Ejupi. Në njoftimin e Ministrisë thuhet se Ejupi ka vdekur në vendin e punës si pasojë e atakut kardiak.
Baki Ejupi ka shërbyer në Brigadën e Reagimit të Shpejtë në Batalionin e Tretë në Mitrovicë.
“Ministria e Mbrojtjes njofton se sot në vendin e tij të punës, pas një ataku kardiak, ka ndërruar jetë nënoficeri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Kapter Baki Ejupi. Kapteri Baki Ejupi ka lindur më 08.05.1974 në fshatin Sekiraqë, Podujevë. Ai ka shërbyer me përkushtim të madh në Brigadën e Reagimit të Shpejtë të Batalionit të Tretë në Mitrovicë, që nga themelimi i Forcës së Sigurisë të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes është bërë e ditur se Ejupi ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit.
“Baki Ejupi qysh herët iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit, Brigada 152, ndërsa me krijimin e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës, ka shërbyer në Zonën e Pestë të TMK-së”, theksohet në njoftim, përcjell albinfo.ch.
Kapter Baki Ejupi, pas vetes ka lënë bashkëshorten dhe tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë.
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim











