Shqipëria
Revista kanadeze: Eksploroni Shqipërinë, Vlora, qytet turistik!
Revista e shpallur më e mirë për vitin 2019 është ajo kanadeze, Chart Atack.
Kjo revistë i ka kushtuar një artikull bukurive të qytetit të Vlorës.
Vlorën e ka përshkruar si një nga qytetet më të vjetra dhe ka thurur elozhe për të si një nga perlat e Jugut të Shqipërisë.
Më poshtë mund ta lexoni artikullin e përkthyer nga revista kanadeze Chart Atack.
E vendosur përballë gadishullit të Karaburunit dhe ishullit të Sazanit, Vloran ofron një pamje të bukur për turistët. Plazhet me ujë kristal dhe rëra shkëmbore rrethojnë qytetin. Është shtëpia e portit të dytë më të madh në Shqipëri, Portit të Vlorës.
E njohur me emrin Alona në antikitet, ajo konsiderohet si një nga qytetet më të vjetra në Shqipëri. Vlora mbart rëndësi historike për Shqipërinë. Ky qytet priti Asamblenë e Parë Kombëtare, e cila shpalli pavarësinë e vendit më 28 nëntor 1912. Për këtë arsye, Muzeu i Pavarësisë ndodhet atje dhe të gjithë mund të bëjnë një turne në monumentet dhe muzetë. Muzetë e tjerë që gjenden në Vlorë përfshijnë Muzeun Etnografik dhe Muzeun Historik.
Gjithashtu, një atraksion i vjetër historik dhe arkitektonik i qytetit që mund të vizitoni është Xhamia Muradije. Xhamia u ndërtua në 1542 nga arkitekti Sinan i Madh. Është vepra e vetme që mbetet nga arkitekti i famshëm në Shqipëri. Xhamia ndodhet në qendër të Vlorës në një shesh qendror, e rrethuar nga të katër anët me rrugë. Ndodhet në perëndim të rrugës Sadik Zotaj, në jug të rrugës Lef Sallatës dhe në lindje të rrugës Papa Kristo Negovani. Struktura e xhamisë përbëhet nga ndërtesa kryesore dhe minarja.
Ajo që është një tjetër atraksion për turistët gjendet në majë të kodrës, e gdhendur nga ujërat e detit dhe me pamje nga qyteti. Është vendi fetar i Kuzum Baba. Kuzum Baba është një tarracë natyrore e gdhendur nga deti, e vendosur në një kodër mbi qytetin e Vlorës. Ajo e merr emrin e tij nga Sejjid Ali Sulltan, i njohur si At Kuzum (Kuzum Baba), një udhëheqës shpirtëror bektashian, i cili sipas traditës lokale, është varrosur këtu. Duke qenë pika më e lartë e qytetit, diku në 30 m mbi nivelit të detit, Kuzum Baba u ofron vizitorëve mundësinë për të shijuar ajrin e pastër dhe për të admiruar peizazhe të bukura të qytetit.
Po ashtu, Vlora është pika fillestare e Rivierës shqiptare. Prandaj, është një nga zonat më të frekuentuara të turizmit shqiptar. Është e lehtë për njerëzit të shkojnë dhe të vizitojnë Vlorën sepse nuk është aq larg nga kryeqyteti i Shqipërisë. Nuk është vetëm për distance, por në Vlorë njerëzit kanë kaq shumë mundësi ku të shkojnë dhe të kalojnë një fundjavë të shkëlqyeshme. Nëse dëshironi të shkoni në plazh ka vende fantastike ku mund të shkoni në plazh, vendpushime të bukura dhe një det të mrekullueshëm.
Nga ana tjetër, në këtë rajon ndodhen edhe parqet arkeologjike të Orikumit dhe Amantias. Gjithashtu, afër Vlorës mund të vizitoni Parkun Kombëtar të Llogarasë. Është e mahnitshme, një natyrë fantastike me restorante të shkëlqyera tradicionale, perfekte për verën dhe dimrin.
Revista kanadeze i ka renditur disa nga vendet më të mira për tu vizituar si: Sheshi i Flamurit- Monument i Pavarësisë, muzeu Etnografik, muzeu Historik, xhamia e Muradies, muzeu i Pavarësisë, kalaja e Kaninës, në fshatin Kaninë, manastiri i Shën Mërisë, në fshatin Zvernec, teatri antik i Orikum dhe kisha e Marmiroi në Orikum, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit Në qendër të ofertës është AlphaN sistemi i kallëpimit të mureve, i projektuar për të kombinuar... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën” -
Danimarkë
23-vjeçarja shqiptare në Danimarkë ndërton karrierë të suksesshme në ekonomi dhe kërkim shkencor
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve















