Kosova
Pas 11 muaj taksë, ulet importi nga Serbia për 99%
Dogana e Kosovës ka dalë me një përfundim se taksa 100 % ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës në 11 muajt sa është zbatuar, ka ulur importin nga këto shtete.
Të dhënat e Doganës së Kosovës tregojnë se krahasuar me vitin e kaluar, kur Kosova ka importuar nga Serbia në vlerë 450 milionë euro, gjatë këtij viti është importuar në vlerë 5 milionë.
“Nëse e marrin si shembull vitin paraprak, kemi importuar nga Serbia 450 milionë euro mallra. Ndërsa pas vendosjes së taksës, vlera e importeve nga Serbia ka rënë në 5 milionë euro”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Adriatik Stavileci.
Nga ana tjetër, rënie ka pësuar edhe eksporti i produkteve në drejtim të Serbisë. Sipas Doganës pas vendosjes së taksës Kosova në Serbi eksporton mesatarisht 2 milionë euro në muaj.
“Kosova jo që ka pasur ndonjë eksport të madh në Serbi. Ne kemi eksportuar në Serbi rreth 25-30 milionë euro brenda një viti. Por taksa ka ndikuar në uljen e eksporteve tona drejt Serbisë”, deklaron Adriatik Stavileci.
https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/409206239752176/
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












