Lajme
Sa paguhet ora në Zvicër sipas produktivitetit
Në top-10 janë edhe SHBA, Franca, Holanda dhe Gjermania
Në renditjen e dhjetë vendeve më produktive në botë sipas pagesës, bënë pjesë edhe Zvicra, që ndodhet në vendin e dhjetë.
Gjithnjë sipas kësaj renditje, një orë paguhet 58 dollarë. Në vendin e parë ndodhet Irlanda me 83.1 dollarë në orë, duke u pasur nga Luksemburgu, Norvegjia, Belgjika, Danimarka.
Në top-10 janë edhe SHBA, Franca, Holanda dhe Gjermania.
Reformimi i tregut të punës është një nga prioritetet e qeverive të Ballkanit Perëndimor, por sipas të dhënave, këto vende janë duke mbetur prapa mesatares së vendeve të Bashkimit Evropian.
Në Kroaci treguesit e produktivitetit të punës (raporti i Produktit të Përgjithshëm Bruto dhe orëve të shpenzuara) janë më të mira, por ato janë pa tendencë të rritjes.
Në listën e 189 vendeve, publikuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), përcjell Telegrafi, Kroacia është renditur më mirë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili gjendet në pozitën e 56-të.
Në këtë pozitë, punëtori vitin e kaluar mesatarisht është paguar 54,598 dollarë në vit, që i bie të jetë 27 dollarë për orë, përcjell albinfo.ch.
Punëtorët në Mal të Zi u paguan mesatarisht 22 dollarë për orë, në Maqedoni 20 dollarë për orë, Bosnje dhe Hercegovinë me 18 dollarë për orë, Serbi me 13 dollarë për orë dhe Shqipëri me 12 dollarë për orë. Në këtë raport, nuk figuron Kosova.
Statistikat tregojnë se punëtorët në Shqipëri punojnë 42.9 orë në javë, që është 2,231 orë në vit. Përkundër një numri të lartë të orëve, punëtorët shqiptarë fitojnë më së paku në Evropë dhe janë në vendin e 99-të në listën botërore.
Kjo është lista e dhjetë vendeve më produktive në botë:
- Irlanda, 83.1 dollarë për orë
- Luksemburgu, 81.2 dollarë për orë
- Norvegjia, 79.2 dollarë për orë
- Belgjika, 64.6 dollarë për orë
- Danimarka, 63.5 dollarë për orë
- SHBA, 63.3 dollarë për orë
- Holanda, 61.7 dollarë për orë
- Franca, 60 dollarë për orë
- Gjermania, 59.9 dollarë për orë
- Zvicra, 58 dollarë për orë
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












