Lajme
Publikohen pamje si shqiptarët grabitën shtëpitë e yjeve të futbollit
Yjet e Real Madrid dhe Atletico Madrid, si Karim Benzema, Alvaro Morato, Thomas Partey, Zinedine Zidane, Casemiro, Isco, ranë pre e këtyre grabitjeve
Në mediat spanjolle shqiptarët janë vënë në qendër të vëmendjes, por për shkak të grabitjeve ndaj futbollistëve të njohur të Real dhe Atletico Madridit.
E përditshmja madrilene “Marca” ka dhënë detaje të reja në lidhje me operacionin e zhvilluar nga Europol më 16 tetor, ku u arrestuan një grup shqiptarësh, të cilët grabisnin shtëpitë e yjeve të Real Madrid dhe Atletico Madrid.
Sipas medias spanjolle, truri i grabitjes së futbollistëve të Real dhe Atletico Madrid është M. Zefi, përcjell albinfo.ch.
Zefi ka qenë pjesë e grupit që dhunoi dhe grabiti Joze Luis Morenon në vitin 2007, ku e qëlloi atë me sëpatë, transmetojnë mediat shqiptare.
Në atë periudhë Zefi ishte pjesë e grupit të A. Bushit, laçjanit që vrau edhe një polic të RENEA-s në vitin 2001, Altin Balozi.
Zefi dhunoi me një sëpatë yllin e televizioneve spanjolle, Joze Luis Moreno në 2007, i cili përfundoi në gjendje të rëndë në spital.
Yjet e Real Madrid dhe Atletico Madrid si Karim Benzema, Alvaro Morato, Thomas Partey, Zinedine Zidane, Casemiro, Isco, ranë pre e këtyre grabitjeve, ku nuk kanë munguar as vjedhjet e sendeve me vlerë si medaljet e Ligës së Kampionëve, ora të shtrenjta, kasafortë etj.
Europol publikoi pamjet e arrestimit të shqiptarëve, ndërsa mes tyre ishte edhe një spanjolle, e cila dyshohet se ka lidhje dashurie me njërin prej të arrestuarve.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=15&v=wogOwWlvENk
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












