Ekonomi
Lihtenshtajni, 4.5-fish më të larta të ardhurat se mesatarja evropiane
Këto shifra dalin nga studimi që ka realizuar lidhur me fuqinë blerëse të evropianëve Instituti gjerman për hulumtimin e tregut GfK
Mesatarja e të ardhurave vjetore neto që është njëherësh emërtim për fuqinë blerëse për person në Evropë është 14.739 euro. Por dallimet në mes të kreut dhe fundit në këtë listë janë tepër të mëdha. Kështu, më të pasurit, në vendin e parë dhe me diferencë të madhe nga i dyti, janë qytetarët e Principatës së Lihtenshtajnit, shkruan aktiencheck.de.
Ata fitojnë mesatarisht nga 67 550 euro në vit, ndërsa më të varfrit, ukrainasit, fitojnë vetëm 1830 euro. Vetëm dy vende më lart se Ukraina në këtë listë është Kosova, para Moldavisë, transmeton albinfo.ch. Por, të ardhurat mesatare të qytetarëve të këtyre dy vendeve nuk janë publikuar.
Këto shifra dalin nga studimi që ka realizuar lidhur me fuqinë blerëse të evropianëve Instituti gjerman për hulumtimin e tregut GfK.
Sipas studimit, të ardhurat e evropianëve janë rritur për 3.5% brenda një viti.
Të ardhurat e disponueshme në 42 vendet që janë marrë në shqyrtim bëjnë së bashku rreth 10 bilionë euro.
Se sa para shpenzohen për ushqim, për banim, shërbime, energji, sigurim privat të pleqërisë, pushime, mobilitet, konsum etj. ndryshon shumë nga shteti në shtet, por dhe nga regjioni në regjion, brenda një shteti. Principata e Lihtenshtajnit, (e cila ka unitet valutor dhe segmente të tjera të përbashkëta me Zvicrën) me mesataren e të ardhurave neto të qytetatrëve të saj prej 67.550 eurove në vit, qëndron 4.5 fish më lart se mesatarja evropiane (14.739).
Menjëherë pas Lihtenshtajnit, ndonëse shumë më poshtë, vjen Zvicra, me 42.067 euro të ardhura për kokë banori në vit. Pastaj në radhë vjen Luksemburgu, me 35.096 euro, Islanda (32.988 euro), Norvegjia (29.842 euro), Danimarka 26,273 euro, Austria (24.067 euro), Gjermania me 23.779 euro etj.
Spanja, me 14.636 euro fuqi blerëse për person, barazohet pothuajse plotësisht me mesataren evropiane.
Të ngjashme
Të tjera nga Ekonomi
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











