Bota
Këto janë markat më të vlefshme në botë
Në përgjithësi janë kompanitë amerikane që mbizotërojnë listën në fjalë. 5 vendet e para u takojnë amerikanëve, ndërsa 4 syresh i takojnë teknologjisë informative
Marka më e vlefshme në botë është ajo e gjigantit amerikan të teknologjisë ingformative, Apple. Vlera e saj aktualisht llogaritet në rreth 234 miliardë dollarë. Kjo mund të mësohet nga studimi vjetor i firmës që bën hulumtime të tregut, Interbrand, shkruan srf.ch.
Në përgjithësi janë kompanitë amerikane që mbizotërojnë listën në fjalë. 5 vendet e para u takojnë amerikanëve, ndërsa 4 syresh i takojnë teknologjisë informative, transmeton albinfo.ch. Kështu, Apple pasohet nga Google, Amazon dhe Microsoft. Këto marka kanë shënuar rritje gjatë vitit të kaluar. Ndërkaq në vendin e pestë kemi një industri të llojit tjetër. Është fjala për Coca-Cola-n, edhe ajo amerikane.
Në listën globale të 100 markave më të vlefshme në botë zënë vend edhe dy marka zvicerane: fjala është për Nescafé që zë vendin e 38-të dhe Nestlé, vendin e 60-të.
Interbrand për të bërë këtë ranglistë ka llogaritur vlerën e markës bazuar në shifrat e biznesit, ndikimin e markës tek klientët si dhe ka bërë një vlerësim të aftësisë së akëcilës markë për të gjeneruar fitime në të ardhmen.
E-Diaspora
-
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur Ambasada e Kosovës në Bernë: Deri tani asnjë kosovar i konfirmuar në mesin e viktimave në... -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












