Kosova
Diaspora, ndryshe nga Kosova, afro 50 % për LVV-në
Në bazë të rezultatit, prin Lëvizja Vetëvendosje me 2553 vota
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i numërimit të 13 mijë e 500 votave të ardhura me postë.
Deri në këto momente janë numëruar gjithsej 5242 fletëvotime, shkruajnë mediat vendore, përcjell albinfo.ch.
Në bazë të rezultatit prin Lëvizja Vetëvendosje me 2553 vota, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me gjithsej 972 vota. Ndërsa, Partia Demokratike e Kosovës deri tani ka marrë 825 vota nga diaspora.
Koalicioni AAK-PSD deri tani ka marrë 369 vota, kurse koalicioni Nisma-AKR-PD ka marrë gjithsej 356 vota.
Kur përfundon numërimi
Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve me postë, proces ky i cili sipas zëdhënësit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, është duke shkuar mirë dhe nuk ka pasur ndonjë parregullsi. Elezi tha se procesi i numërimit të rreth 13 mijë e 500 fletëvotimeve, të cilat kanë ardhur përmes postës është duke shkuar sipas dinamikës së paraparë. Madje, ai është shprehur optimist se ky proces do të përfundojë sonte, ndonëse në mëngjes është thënë se numërimi do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme. “Deri më tani numërimi i fletëvotimeve jashtë vendit po ecën sipas dinamikës, e cila është paraparë këtu në QNR, pra janë 23 tavolina ku po zhvillohet procesi i rinumërimit gjithsej janë 13 mijë e 491 fletëvotime nga jashtë vendit, të cilat kanë ardhur gjatë periudhës 19 shtator-5 tetor 2019. Po shpresojmë që brenda një kohe të shkurtër në variantin jam optimist që deri në përfundimin e kësaj dite të përmbyllet numërimi i këtyre fletëvotimeve dhe me mundësi që nesër mos të ketë fare nevojë. Sido që të jetë më vonë do të arrijmë të mësojmë nëse sot me përmbylljen e kësaj dite të përfundojë procesi i numërimit“, u shpreh Elezi.
“Nuk ka pasur ndonjë pengesë, e cila është paraqitur në ndonjë nga grupet e numërimit, siç mund ta shihni numërimi është duke u përcjellë edhe nga vëzhguesit e subjekteve politike dhe të organizatave joqeveritare“, theksoi ai.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













