Shkurt.ch
Sommaruga: Do të vazhdoj të udhëtoj me autobus
"Do të ishte një gabim fatal sikur veprimet e tmershme t`ia përshkruanim një religjioni të tërë”,
Atentati i rëndë në Paris mund të ketë frikësuar shumëkë, pro jo edhe presidenten e Federatës së Zvicrës, Simonetta Sommaruga. Ajo shprehet e tronditur nga akti terrorist që ka marrë 17 viktima por këmbëngul se kjo nuk guxon të paralizojë jetën. në vendin e saj.
Presidentja, e cila është njëherësh ministre e drejtësisë dhe policisë ka dhënë një intervistë për gazetën “Schweiz am Sonntag”, në të cilën, veç tjerash ka vënë theksin edhe në integrimin e mire të myslimanëve ë Zvicër.
Pyetjes nëse do të vazhdojë të shfrytëzojë mjetet e transportit publik, ajo i është përgjigjur me pohim. Me këtë rast ajo ka ngritur lartë vlerën e lirive të veçanta që gëzojnë krerët e Këshillit Federal të Zvicrës: “Unë do të vazhdoj edhe më tutje të udhëtoj me autious dhe të dal në treg për të blerë”, ka thënë ajo.
Më tutje Simonetta Sommaruga ka thënë se shumica e madhe e myslimanëve të Zvicrës janë të integruar shumë mire këtu. “Do të ishte një gabim fatal sikur veprimet e tmershme t`ia përshkruanim një religjioni të tërë”, ka thënë ministrja e zgjedhur pak javë më pare në pozitën e presidentes së Federatës së Zvicrës.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? Fakti që një pronë në Austri është klasifikuar si tokë ndërtimi, nuk do të thotë domosdoshmërisht... -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë












