Sport
KF “Dardania” St. Gallen vazhdon serinë e fitoreve (VIDEO)
Me rezultatet e arritura deri tasni, KF Dardania është kandidati më serioz për të kaluar vitin që vjen ligën e dytë ndërregjionale
Edhe pas ndeshjes së shtatë me radhë në këtë kampionat, F “Dardania” e St. Gallenit ende nuk ka humbur asnjë pikë të vetme. Ajo po e udhëheq në mënyrë sovrane tabelën e Ligës së Tretë (ndërregjionale).
Megjithatë, fitorja e fundit, e arritur kundër FC Appenzell, nuk ishte aq e lehtë. Shënimi vendimtar për fitore u bë në minutën e fundit të ndeshjes. Shënues ishte Diego Cassani, i cili edhe njëherë dëshmoi se loja e tij është e rëndësisë përcaktuese për Dardaninë.
Ekipi mysafir është angazhuar shumë që të grabisë një pikë nga ekipi që mban kreun e tabelës. Në minutën e 22-të, Simon Baumann e solli ekipin e tij në avancim, 0:1.
Por mysafirët i kishin bërë llogaritë pa Cassani-n, i cili vetëm tre minuta më vonë shënoi golin e tij të parë, duke barazuar rezultatin 1:1.
Ka qenë sërish Casanni i cili e ka sjellë KF Dardaninë në udhëheqje, 2:1, me golin që shënoi në minutën e 53-të të ndeshjes.
Por mysafirët nuk u dorëzuan dhe në minutën 73 barazuan rezultatin përmes shënuesit Joseph Peterer.
Megjithatë, Cassani nuk lejoi befasi. Ai në minutën e tretë të vazhdimit të lojës ka shënuar golin e tij të tretë dhe i ka siguruar Dardanisë një fitore të vështirë.
Me rezultatet e arritura deri tasni, KF Dardania është kandidati më serioz për të kaluar vitin që vjen ligën e dytë ndërregjionale.
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions













