Shkurt.ch
970 persona humbën jetën në fatkeqësi ajrore
2014-a ishte vit jo shumë i qetë për fluturimet komerciale. Në fatkeqësi ajrore gjatë këtij viti janë regjistruar 970 vdekje.
Aksidentet e avionëve e kanë dëmtuar rekordin e sigurisë të vitit të kaluar në transportin ajror.
Një listë e 60 linjave ajrore më të sigurta në botë është tronditur vitin e kaluar.
Numri i vdekjeve në fatkeqësi ajrore të linjave komerciale, sipas studiuesve, është ngritur në 970 në gjithë botën më 2014.
“Bëhet fjalë për shifra më të lartë në dhjetë vjetët e fundit”, shkruan Jan-Arwed Richter, bashkëthemelues i zyrave të Hamburg Aircraft Aksident “Jet Airliner Crash Data Evaluation Centre” (JACDEC).
Kemi të bëjmë pothuajse katër herë më shumë sesa në vitin e kaluar, kur vetëm 251 veta vdiqën në fatkeqësi ajrore, shpjegohet në një artikull të revistës së aviacionit “Aero International”.
Rreth gjysma e viktimave janë regjistruar në rajonin e Azisë dhe Paqësorit. Edhe pse fluturimi është jashtëzakonisht i sigurt, dy fatkeqësitë e mëdha kanë prekur “Malaysia Airlines”, e cila ka rrëshqitur në listë për nga siguria nga vendi i 34-të në të 57-in, ndërsa “Lufthansa” mbetet e pandryshuar në vendin e 12-të, linja ajrore e dytë më e madhe e Gjermanisë “Air Berlin” është ngjitur nga vendi i 26-të në vendin e 20-të.
Si kompani ajrore më e sigurt në botë në këtë listë është “Cathay Pacific” nga Hong-Kongu, kompanitë nga Emiratet Arabe, “EVA Air” nga Tajvani dhe “Air Kanada”. Linja ajrore më të sigurta në Evropë janë aktualisht KLM holandeze në vendin e pestë, përpara “Air New Zealand” dhe “Qantas” nga Australia.
Ukraina me rrëzimin e “Boeing 777” nga Malajzia është vendi me një total prej 300 vdekjeve që është i parafundit në listë për nga siguria para rajonit të Azisë dhe Paqësorit, ku ndodhën gjysma e katër aksidenteve më të rënda vitin e kaluar.
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? Fakti që një pronë në Austri është klasifikuar si tokë ndërtimi, nuk do të thotë domosdoshmërisht... -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë












