Shkurt.ch
Nëna pranon vrasjen e dy fëmijëve të vet
Avokatja e të dyshuarës ka deklaruar se klientja e saj, me rastin e marrjes në pyetje nga policia ka pranuar se ka vrarë të birin 5 vjeç dhe të bijën 2 vjeçe
Nëna e dyshuar për vrasjen e dy fëmijëve të saj natën e Vitit të Ri në Flaach të Cyrihut, vrasje kjo e cila ka tronditur Zvicrën, ka pranuar se është autore e krimit.
Siç ka deklaruar për TeleZüri avokatja e të dyshuarës, klientja e saj 27 vjeçe, me rastin e marrjes në pyetje nga policia ka pranuar se ka vrarë të birin 5 vjeç dhe të bijën 2 vjeçe. Ajo nuk ka dhënë hollësi tjera lidhur me krimin, ka thënë avokatja. Nëna që ka vrarë fëmijët e vet është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe mezi ka mundësi të flasë për shkak të një lëndimi që e ka në qafë. Ajo, në natën e aktit të krimit i ka shkaktuar plagë edhe vetes.
Pas kësaj është kapur nga policia afër shtëpisë së saj derisa ishte duke ikur nga vendi i ngjarjes.
Vrasja e dyfishtë e ndodhur në Flaach ka ngritur tensionet dhe mllefin kundër autoritetit për mbrojtjen e fëmijës (KESB). Prindërit e gruas që ka vrarë fëmijët e vet por edhe zëra të shumtë nga opinioni dhe mediet e bëjnë fajtor autoritetin në fjalë për neglizhencën që ka çuar indirekt ne vrasje.
Së fundi edhe shefi i Drejtorisë për Drejtësi i Cyrihut ka kërkuar nga KESB një raport sqarues lidhur me procedurën që autoriteti në fjalë ka ndjekur lidhur me mbrojtjen e fëmijëve në rastin e Flaaach-ut.
Nga ana tjetër, për shkak të kërcënimeve të shumta përmes mailit dhe medieve sociale që janë bërë ndaj disa anëtarëve të KESB-it, kjo organizatë është detyruar të ndërmarrë masa sigurie shtesë dhe të anulojë një konference të paralajmëruar shtypi.
KESB i kishte vendosur fëmijët ne një shtëpi strehimi për fëmijë, pasi që nëna e tyre konsiderohej e papërgjegjshme ndërsa babai ndodhej në burg. Por, gjatë ditëve të pushimeve ata ishin lejuar të qëndronin te nëna e tyre, kur ndodhi edhe vrasja.
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? Fakti që një pronë në Austri është klasifikuar si tokë ndërtimi, nuk do të thotë domosdoshmërisht... -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë










