Kultura
Aktori Kreshnik Ibrahimi sjell në Vjenë komedinë “Du gru me letra”
Shfaqja do të jepet të dielën, më 13 tetor, nga ora 17.00 në lokalin “Utopia“ në Vjenë të Austrisë
Pas sukseseve të shumta në Gjermani dhe Zvicër, komedia “Du gru me letra” do të shfaqet edhe para publikut shqiptar në Vjenë të Austrisë.
Shfaqja do të jepet të dielën, më 13 tetor, nga ora 17.00 në lokalin “Utopia“ në Vjenë të Austrisë.
Komedia „Du gru me letra“ flet për realitetin e të rinjve të vendeve të Ballkanit në përgjithësi dhe të trojeve shqiptare në veçanti, të cilët lënë vendet e tyre për një jetë më të mirë. Dhe, si një zgjidhje për problemet ekonomike, ata martohen në shtetet evropiane. Natyrisht, e gjithë kjo histori përshkruhet në komedi me humor dhe të qeshura.
Komedia do të shfaqet në gjuhën shqipe dhe hyrja do të jetë vetëm 10 euro për të rritur, kurse 5 euro për fëmijë. Interesimi duket të jetë shumë i madh. Biletat përveç se mund t’i merrni online, këtë mund ta bëni edhe para hyrjes.
Aktori Ibrahimi pret nga bashkatdhetarët tanë në Austri që të jenë në numër sa më të madh për ta përkrahur atë, por edhe për të kaluar një mbrëmje të paharruar familjare.
Ndryshe, Kreshnik Ibrahimi është edhe producent dhe drejtues i emisionit të shumë pëlqyer në diasporë “Ich bin Albaner” që transmetohet çdo të diel në “RTV Dukagjini”.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit13 Tetor 2019
- Ora17:00
- LokacioniVjenë
- Data e përfundimit12 Tetor 2019 - 11:00
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht













