Shkurt.ch
15 mijë azilkërkues nga Serbia vetëm në Bavari
Gjatë 11 muajve të këtij viti vetëm në Bavari kanë kërkuar azil 15 mijë serbë, nga 32000 azilkërkues që janë gjithsej, ka thënë ministri i brendshëm i Bavarisë
Në landin e Bavarisë gjatë këtij viti është regjistruar një fluks i madh i refugjatëve nga shumë vende të botës. Por, siç bëjnë të ditur autoritetet e vendit, është simptomatike se numri më i madh i tyre nuk vijnë nga zonat e luftës ose krizave politike si Siria, Eritrea atj. Përkundrazi, gjatë gjithë vitit deri më tash numri i azilkërkuesve nga Ballkan Perëndimor ka përbërë rreth 30 për qind të numrit të përgjithshëm.
Ndërkaq gjatë muajit të fundit përbërja e tyre madje është dukshëm më e madhe. Vlerësohet se shumica dërmuese e azilkërkuesve të ardhur në Bavari gjatë dhjetorit janë shtetas të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Nga 500 azilkërkues të ardhur gjatë javës së Krishtlindjes në Munih prej 22 deri më 28 dhjetor 70 për qind janë nga vendet e përmendura ka deklaruar një zëdhënëse e qeverisë së Bavarisë.
Ndërsa ministri i brendshëm i landit Joachim Herrmann ka thënë se refugjatët nga Ballkani duhen dëbuar sa më shpejt pasi që sipas tij në Ballkan nuk mbretëron luftë dhe as krizë politike. “Për secilin është e mundur të jetojë në Beograd dhe nuk ka asnjë arsye që njerëzit nga Beogradi të kërkojnë azil në Gjermani”, ka thënë ministri. Gjatë 11 muajve të këtij viti vetëm në Bavari kanë kërkuar azil 15 mijë serbë, nga 32000 azilkërkues që janë gjithsej.
Ajo që bie në sy është se shumë azilkërkues nga vendet e ish Jugosllavisë dhe nga Shqipëria, edhe pas refuzimit të kërkesës së parë e provojnë fati e tyre edhe për herë të dytë. 60 për qind e të ashtuquajturave kërkesa të drushta vijnë nga këto vende.
Në këto kushte, qeveria në Munih ka vendosur për masa të kthimit të shpejtë të shtetasve të Ballkanit prej nga kanë ardhur, shkruan diewelt.de. Kjo ka ngjallur kritika te qarqet e majta dhe ato që merren me mbrojtjen e azilkërkuesve. Por autoritetet e kanë mbrojtur qëndrimin e tyre me arsyetimin se tolerimi i kërkesave për azil nga këto vende ku nuk ka ndjekje politike, e komprometon idenë e azilit edhe për ata që kanë me të vërtetë nevojë. Kështu ka rrezik që disponimi i popullatës gjermane të kthehet edhe kundër refugjatëve të vërtetë të luftës.
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? Fakti që një pronë në Austri është klasifikuar si tokë ndërtimi, nuk do të thotë domosdoshmërisht... -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë













