Kosova
Pas takimit me Kurtin, Vjosa Osmani tregon nëse janë pajtuar për koalicion
Kandidatja për kryeministre e LDK-së, Vjosa Osmani, ka folur pas takimit që ka pasur me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në të cilin ka diskutuar për arritjen e një marrëveshjeje koalicioni për të qeverisur Republikën e Kosovës.
Osmani ka thënë se ka gatishmëri nga të dy partitë për të arritur një koalicion dhe se për marrëveshjen finale do të presin përfundimin e procesi të numërimit, përcjell albinfo.ch.
“Ne sapo zhvilluam takimin për diskutuar bashkëpunimin pas një procesi të mirë. Kemi diskutuar në nivel të parimeve. Të dy partitë treguan vullnetin e mirë për të qeverisur bashkë. Ka disa gjëra me të cilat filluam diskutimet, sa i përket një qeverie që do të reduktohet sa i përket numrit të ministrive, por do të rritet sa i përket punës së mirë që do të bëhet. U mbetet partive që diskutohen për detajet. Po presim edhe numërimin e të gjitha votave, para se ta arrijmë marrëveshjen finale. Ka vullnet të mirë në të dy partitë”, ka thënë Osmani.
Ajo ka thënë se kushdo që fiton në fund, pas numërimit final të votave, do të udhëheqë Qeverinë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kush është gruaja që ju flet shqip kur fluturoni me CHAIR? Nga prezantuese në radio, në këngëtare e moderatore e disa emisioneve të njohura, ajo njihet si njëri...
-
Kurti: Diaspora, urë lidhëse për investime direkte
-
Gjestila Mehmetaj, një model frymëzimi për rininë shqiptare në mërgim
-
Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë për t’u regjistruar diaspora
-
Merakli t’kerreve: U ndihmojmë mërgimtarëve veçmas në kufij
Jeta në Austri
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë? Plakja e popullsisë së Austrisë dhe mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë ndër sfidat kryesore...
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë