Shkurt.ch
18 milionë paketa për Krishtlindje
Në vitin 2013 ishin përpunuar 17 milion paketa ndërsa në vitin 2016, 16 milionë sish
Posta e Zvicrës gjatë periudhës para festës së Krishtlindjes ka bërë pranimin dhe dërgimin e 18 milionë paketave. Me arritjen e kësaj shifre, posta për të tretin vit me radhë po e thyen rekordin e vet në ketë drejtim, thuhet në një komunikatë të saj. Në vitin 2013 ishin përpunuar 17 milion paketa ndërsa në vitin 2016, 16 milionë sish, njofton srf.ch.
Për të mundësuar ë paketat me dhurata të Krishtlindjes të arrijnë saktësisht në destinacionin e tyre, nën bredhat e festës, posta gjatë dhjetorit ka bërë përzgjedhjen dhe shpërndarjen e tyre edhe gjatë disa ditëve të pushimit.
Nga ana tjetër, në kohën kur gjithçka duket se është bërë online, postierët zviceranë gjatë këtij fundviti kanë pasur edhe shumë punë me letra, kartolina urimi. Ndërsa gjatë gjithë vitit posta e vendit ka përpunuar dhe shpërndarë gjithsej 2 miliardë letra të ndryshme.
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? Fakti që një pronë në Austri është klasifikuar si tokë ndërtimi, nuk do të thotë domosdoshmërisht... -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë













