Shqipëria
Ambasadori gjerman: Shqipëria ka 6 muaj afat për përmbushjen e kushteve
Zingraf: Brenda këtij afati mund të arrihet në gjëra të rëndësishme
Pavarësisht kushteve të vendosura, Gjermania e shikon pozitivisht ecurinë e Shqipërisë drejt hapjes së bisedimeve për anëtarësimin në BE. Nga Lezha, ambasadori gjerman Peter Zingraf vuri një afat 6-mujor që vendi ynë mund të plotësojë kushtet.
“Në fakt unë mendoj pozitivisht lidhur me këtë. Pasi nuk ka një moment fiks për konferencën e parë të anëtarësimit, mendoj që një afat realisht do të ishte 6 muaj nëse do të shikonim në të shkuarën e proceseve të Integrimit. Brenda këtij afati mund të arrihet në gjëra të rëndësishme të themi zënia e pozicioneve në gjykatave është në rrugë të mirë edhe reforma zgjedhore nëse do të arrije të ecë mbarë besoj se do të jenë premisa të mira për të ecur më tej”, tha diplomati gjerman raporton lapsi.al.
“Sigurisht që besimi i zgjedhësve në proces zgjedhor të ndershëm është i rëndësishëm ndaj dhe reforma në sistemin zgjedhor si dhe konsensusi që duhet arritur në vend është po kaq i rëndësishëm. Se si do të bëhet kjo, kjo i mbetet institucioneve shqiptare, ka disa elemente që janë të rëndësishëm në këtë kontekst janë kushtet e Bundestagut gjerman, që ende nuk janë të BE-së, pasi për to në fund të fundit duhet të vendosë Brukseli, por nëse mbetemi tek këto kushte është faktori kohë që është mjaft i rëndësishëm, dhe nëse kërkojmë të zhvillojmë një proces zgjedhor të logjikshëm dhe të arsyeshme atëherë duhet të krijojmë një bazë ligjore të përshtatshme për të arritur deri këtu” , tha Zingraf percjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










