Shqipëria
Nga sot, në treg 200 dhe 5000-lekëshi i ri
Detajet i tha para disa ditësh guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, i cili shpjegoi për mediat se në kartëmonedhat e reja siguria është rritur dhe flsifikimi i tyre është shumë i vështirë.
“I kemi rritur mjaftueshëm elementët e sigurisë për të bërë të vështirë falsifikimin e kartëmonedhave. Ato janë të sigurta për qytetarët, pasi kanë elementë bashkëkohorë të sigurisë. Po t’i shihni si filli i sigurisë dhe holograma janë elementë bashkëkohore”, përcjell albinfo.ch.
Kartëmonedha 200 lekë do të ketë material të veçantë plastik polimeri, ndërsa kartëmonedha 5 mijë lekë, e cila do të hidhet më datë 30 shtator, ka elementë sigurie të shtuar dhe një pamje më moderne. Vitin që vjen do të hedhet kartëmonedha 1 mijë lek dhe 10 mijë lekë dhe më 2021 do të hedhet në qarkullim kartëmonedha 2 mijë lek dhe e fundit në hedhjen në qarkullim do të jetë kartëmonedha 500 lekë, e cila do të hidhet në vitin 2022″, tha Sejko në një intervistë për “News 24”, më 21 shtator.
Vendimi për hedhjen graduale të kartëmonedhave të reja është marrë pasi aktualisht Banka Qendrore ka stok kartëmonedhash.
“Është vlerësuar hedhja në qarkullim në këtë cikël, pasi BSH ka stok kartëmonedhash dhe ky stok sigurisht që do të vazhdojë të qarkullojë, pra kalendari është bërë me një analizë nga departamenti i misionit në varësi të stokut që ka BSH”, vijoi guvernatori.
Ndonëse më 30 shtator do të hidhen në qarkullim kartëmonedhat e reja 200 dhe 5 mijë lekë, Banka e Shqipërisë thotë se kartëmonedhat ekzistuese do të vijojnë të përdoren krahas atyre të rejave, duke u hequr nga tregu gradualisht.
Banka e Shqipërisë i quan këto ndryshime ngjarje shumë të rëndësishme, një moment të veçantë jo vetëm për këtë institucion, por për gjithë shtetin shqiptar.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë Festimi i Pavarësisë së Kosovës organizohet në Lyon më 21 shkurt... -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA -
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












