Kosova
Votuesit nga diaspora ankohen se u janë shkelur të drejta
Ekspozimi i datave të lindjes së votuesve konsiderohet e panevojshme dhe për këtë çështje janë duke pritur sqarim nga KQZ-ja
Madje gurbetqarët për këtë kanë bërë ankesë në Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Sipas drejtorit të kësaj agjencie, Bujar Sadiku, ka pasur ankesa prej votuesve jashtë vendit, të cilët pretendojnë se u janë shkelur të drejtat duke iu publikuar të dhënat personale.
Bujar Sadiku, drejtor i Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale:
“Ankesa së fundmi herë kemi pasur sa i përket listës së hapur të votuesve jashtë vendit të Kosovës, ku ka qenë edhe data e lindjes dhe sinqerisht për këtë është vlerësuar që është tejkaluar qëllimi, sepse numri i regjistrimit është faktor i rëndësishëm dhe emri dhe mbiemri i bollshëm për verifikimin e kësaj liste të votuesve jashtë vendit, kështu data e lindjes ka qenë e tepërt dhe e panevojshme të publikohet dhe ne kemi dhënë opinionin tonë që largohet data e lindjes dhe sipas ekspertizave tona mund të ketë edhe dy persona me emër, mbiemër dhe datë të lindjes së njëjtë”.
Ai tha se ka qenë e tepërt ekspozimi i datave të lindjes së votuesve dhe se për këtë çështje janë duke pritur sqarim nga KQZ-ja.
Bujar Sadiku, drejtor i Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale:
“Ne kemi ftuar KQZ-në dhe po presim të takohemi me ta dhe ta shqyrtojmë deri në fund këtë çështje”.
I pari i kësaj Agjencie tha se në të kaluarën ka pasur shumë ankesa për qasjen në të dhënat personale nga bankat në Kosovë, të cilat kanë krijuar kartela pa pëlqimin paraprak apo qytetarët janë thirrur për oferta marketingu.
Sipas tij, ky problem tashmë nuk ekziston, sepse bankat kanë filluar certifikimin e zyrtarëve të mbrojtjes së të dhënave sipas rregullores së re të Bashkimit Evropian.
E-Diaspora
-
Një mbrëmje me Florian Vlashin në Londër – Arti si kujtesë, udhëtim dhe shërbim Në ambientet e Ambasadës Shqiptare në Londër u mbajt një mbrëmje e veçantë artistike me violinistin... -
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen” -
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari i dënuar për vrasje në Shqipëri
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit













