Shkurt.ch
Zvicra, më së shumti të huaj “për kokë banori”
Në krahasim me numrin e banorëve pjesëmarrja e të huajve të ardhur gjatë vitit 2012 në popullatën e përgjithshme është 1.6%
Zvicra në vitin 2012 ka pranuar një numër dukshëm më të madh të të huajve me qëndrim të përhershëm në krahasim me të gjitha vendet e Evropës. Në krahasim me numrin e banorëve pjesëmarrja e tyre në popullatën e përgjithshme është 1.6%.
Në listë, pas Zvicrës vjen Norvegjia, me 1.2% dhe Australia 1.1%, bën të ditur raporti ndërkombëtar i vitit 2014 për migracionin i publikuar të hënën nga OECD.
Vendi me më së shumti migracion në mesin e vendeve të OECD-së, SHBA ka vetëm 0.3% të popullatës që ka ardhur gjatë vitit 2012 për qëndrim të përhershëm në këtë vend. Në Gjermani, përqindja është 0.5% etj.
Ndërkaq në numra absolutë Zvicra, si vend më i vogël mbetet nën mesataren e OECD-së gjegjësisht me 125.600 të huaj të ardhur gjatë vitit të përmendur. Listën në këtë drejtim e udhëheq SHBA me 1 milion e 31 mijë të huaj ndërsa pas saj jen Gjermania me 399.900 dhe Britania e Madhe me 285.100.
Migrimi në vendet industriale të perëndimit ka stagnuar në vitin 2012 në rreth 4 milionë.
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? Fakti që një pronë në Austri është klasifikuar si tokë ndërtimi, nuk do të thotë domosdoshmërisht... -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë











