Shqipëria
Opinioni i Venecias: Presidenti Meta tejkaloi kompetencat kushtetuese
Në raportin e përgatitur nga Komisioni i Venecias vihet në dukje se Presidenti i ka tejkaluar kompetencat kushtetuese
Komisioni i Venecias ka përcjellë këtë të premte konkluzionet e veta në lidhje me shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, procedurë kjo e kërkuar nga mazhoranca në lidhje me shtyrjen e datës së zgjedhjeve më 30 qershor, akt të cilin Meta e ndërmori përmes një dekreti.
“Megjithëse Presidenti tejkaloi kompetencat e tij kushtetuese duke anuluar dhe shtyrë zgjedhjet lokale përtej mandatit zgjedhor të autoriteteve lokale pa një bazë të veçantë ligjore, rrethanat që e diktuan mund të çojnë në përfundimin se akti i tij nuk mund të jetë i një natyre mjaft serioze që pas sjell shkarkimin e Presidentit“, thuhet në raport.

Në raportin e përgatitur nga Komisioni i Venecias vihet në dukje se Presidenti i ka tejkaluar kompetencat kushtetuese, por akti i tij nuk përbën shkak për shkarkimin e tij. Komisioni ka vënë në dukje gjithashtu se verdiktin final mbi procesin e shkarkimit e ka Kuvendi i Shqipërisë dhe më tutje Gjykata Kushtetuese.
“Është kompetencë e Kuvendit dhe më tej e Gjykatës Kushtetuese të përcaktojë nëse shkelje e Kushtetutës nga ana e Presidentit është e rëndë apo jo. Procedura e shkarkimit te Presidentit është proces ligjor dhe politik. Mbetet ne vendimarrjen e seancës plenare të Kuvendit të vendosë për natyrën e shkeljes dhe rëndësinë e saj, që mund të përligjin shkarkimin e Presidentit”, thotë Komisioni i Venecias.
KONKLUZIONET E VENECIAS:
Në përfundim të dokumentit prej 19 faqesh, Komisioni i Venecias arrin në konkluzionin se:

1. Në mungesë të një dispozite ligjore të posacme, Presidenti mund të anulojë zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore vetëm në një situatë që plotëson kriteret për marrjen e masave të jashtëzakonshme.
2. Anulimi i zgjedhjeve është i mundur vetëm në situata që plotësojnë kërkesën për shpalljen nga autoritetet shtetërore të masave të jashtëzakonshme. Në rastin konkret, rregullat kushtetuese për marrjen e masave të jashtëzakonshme nuk janë ndjekur në këtë rast dhe as nuk kishte një konsensus politik, i cili do të lejonte këtë krijimin e një baze ligjore ad hoc për shtyrjen e zgjedhjeve.

3. Anulimi i zgjedhjeve ndikon gjithashtu në të drejtat për të zgjedhur të njohura instrumentet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe çdo ndërhyrje kërkon respektimin e parimit të proporcionalitetit.
4. Mungesa e një baze ligjore dhe disponueshmëria e alternativave (shtyrja e zgjedhjeve sipas masave të jashtëzakonshme sipas nenit 170 të Kushtetutës ose rifillimit të dialogu politik pas zgjedhjeve) bën ndërhyrjen në të drejtat për të zgjedhur joproporcionale.
5. Bojkoti elektoral nga partitë politike, edhe nëse ato përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të elektorati nuk mund të ndalojnë mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta. Përndryshe, këto parti do të kishin një mjet për të parandaluar plotësisht çdo zgjedhje.
6. Megjithëse Presidenti tejkaloi kompetencat e tij kushtetuese duke anuluar dhe shtyrë zgjedhjet lokale përtej mandatit zgjedhor të autoriteteve lokale pa një bazë të veçantë ligjore, rrethanat që e diktuan mund të çojnë në përfundimin se akti i tij nuk mund të jetë i një natyre mjaft serioze që pas sjell shkarkimin e Presidentit shkruan Gazeta Express, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












