Lajme
Dhoma e Kantoneve hedh poshtë iniciativën për ndalimin e burka-s
Me 34 vota kundër dhe me 9 pro, dhoma e lartë e parlamentit ka hedhur poshtë dhe njëherësh ka rekomanduar për refuzim, iniciativën për ndalimin e burka-s
Dhoma e Kantoneve e Parlamentit të Zvicrës ka vendosur: Nuk do të ketë ndalesë që do të vlente në gjithë Zvicrën, të mbulesës së plotë myslimane të grave, burka-s. Në këtë mënyrë, me 34 vota kundër dhe me 9 pro, dhoma e lartë e parlamentit ka hedhur poshtë dhe njëherësh ka rekomanduar për refuzim, iniciativën për ndalimin e burka-s, shkruan srf.ch.
Kjo iniciativë kërkon që në gjithë Zvicrën dhe në të gjitha ambientet publike të ndalohet mbulimi i fytyrës, transmeton albinfo.ch. Prapa iniciativës në fjalë qëndron “Komiteti i Ergenkingen-it”, i drejtuar nga deputeti nacional i SVP-së, Walter Wobmann. Ky komitet, disa vite më parë kishte udhëhequr iniciativën për ndalimin e minareve në nivel vendi, iniciativë kjo që kishte pasur sukses.
Dhoma e Kantoneve ashtu sikurse edhe Këshilli Federal (qeveria), në kundërshtim me atë që kërkon iniciativa, kanë dhënë një kundërpropozim indirekt për një ndryshim të ligjit, përcjell albinfo.ch. Sipas tyre, në të ardhmen duhet të ekzistojë një detyrim që para autoriteteve të shtetit ose në rast të kontrollimit të biletave në transportin publik, të tregohet fytyra pa pengesa.
Ndërkaq, Dhoma Nacionale e Parlamentit ende nuk e ka procesuar këtë iniciativë për ndryshim të ligjit.
Aktualisht vetëm në dy kantone të Zvicrës është në fuqi ligji mbi ndalesën e mbulesës së plotë të fytyrës: Në Tiçino dhe në St. Gallen.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci














