Kultura
Rrëfime përmes fjalëve dhe fotografive
Irma Kurti do të prezantojë romanin “Njeriu që fliste me pemët” dhe përmbledhjen me poezi “Il sole ha emigrato” (Dielli ka emigruar). Sevdail Sulejmani prezantohet me fotografi artistike
Këtë të shtunë, më 28 shtator në Cyrih mbahet një mbrëmje kulturore me prezantim librash dhe ekspozim fotografish artistike. Bëhet fjalë për aktivitetin e mbiquajtur “Rrëfime përmes fjalëve dhe fotografive” me shkrimtaren Irma Kurti që jeton e krijon në Itali dhe fotografin artistik Sevdail Sulejmani, në Zvicër.
Irma Kurti do të prezantojë këtu romanin “Njeriu që fliste me pemët” dhe përmbledhjen me poezi “Il sole ha emigrato” (Dielli ka emigruar).
Moderimin e aktivitetit do ta bëjë poetja dhe gazetarja nga Prishtina, Vera Pelaj.
Irma Kurti është poete, shkrimtare, autore e teksteve të këngëve, gazetare dhe përkthyese. Në publikun e gjerë njihet si krijuese e suksesshme e teksteve të këngëve të lehta. Ka shkruar rreth njëqind tekste. Ka botuar tetëmbëdhjetë libra në gjuhën shqipe, dymbëdhjetë në gjuhën italiane dhe katër në anglisht.
Për poezinë dhe prozën i janë akorduar 45 çmime në konkurse të ndryshme letrare në Itali, Zvicër, në Shqipëri dhe SHBA. Në vitin 2013 fitoi çmimin ndërkombëtar “Universum Donna” për letërsinë dhe emërtimin “Ambasadore e Paqes” nga Universum Academy dhe Universiteti i Paqes në Lugano, Zvicër. Bashkëpunon me gazeta të ndryshme në gjuhën shqipe.
Ndërsa Sevdail Sulejmani nga viti 1988 jeton në Cyrih, Zvicër ku punon në ndërtim, si udhëheqës kantieri. Vite më parë, tek ai lind dëshira për të fotografuar dhe për të fiksuar në objektiv bukurinë dhe madhështinë e bjeshkëve zviceriane. Aparati fotografik e shoqëron në të gjitha udhëtimet dhe, përmes fotove, ai përpiqet të përcjellë emocionin, që i zgjojnë bukuritë e natyrës apo gjithçka që e rrethon.
Kjo është ekspozita e tij e parë fotografike.
Më poshtë, pjesë nga prezantimi që poeti ynë i shquar Agim Gjakova i ka bërë punës së Sevdail Sulejmanit.
“Sevdail Sulejmani është një artist sui generis i fotografimit të karakterit artistik. Ekspozita që është përgatitur përmban pikërisht lëndën e fotografimit artistik. Fotografitë e ekspozuara si dhe slajdet e shfaqura nëpërmjet projeksionit e argumentojnë prirjen e lindur të autorit për ta parë botën me syrin e të bukurës, të imagjinatës, të afërsisë njerëzore me natyrën dhe me të gjitha objektet në fokusin e aparatit.
Sevdail Sulejmani nuk ka studiuar për fotografimin, nuk është marrë me procesin e konceptimit gjeometrik të realitetit, nuk i ka shkuar dhe ska pasur asnjëherë ndërmend të njohë konceptin regjizorial të vendosjes së figurave njerëzore përpara objektivit të aparatit fotografik. Të gjitha këto ai i ka në intuitën e tij, në prirjen e lindur, në talentin për ta parë botën e tërësishme në bukurinë e saj, në mirësinë e saj, në ecurinë kohore të saj”.
Mbrëmja fillon në orën 19.00 dhe mbahet në shtëpinë Karl der Grosse, ERKERZIMMER, Kirchgasse 14
8001 Zürich
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit28 Shtator 2019
- Ora19:00
- LokacioniCyrih
- Data e përfundimit26 Shtator 2019 - 10:00
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht













