Kosova
Apostolova: Çështjet e ndryshimeve klimatike të përfshihet gjatë fushatës
Në kuadër të Javës së Diplomacisë Klimatike, Balkan Green Foundation (BGF), Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Balkan Forum dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) organizuan diskutim mbi rolin e rinisë në zbutjen e ndryshimeve klimatike, përcjell albinfo.ch.
Rinora Gojani, nga Balkan Green Foundation (BGF), tha se organizatat e shoqërisë civile, si një ndër promotorët më të zëshëm të zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë, besojnë se “politikat e ndryshimeve klimatike dhe në përgjithësi, zhvillimi i qëndrueshëm, janë çështje që pa dyshim kërkojnë përfshirjen e të gjitha gjeneratave, e sidomos rinisë. Roli i të rinjve në tranzicionin e energjisë dhe në përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike janë të rëndësishme për të paraqitur një zgjidhje më të mençur për mbrojtjen e mjedisit në Kosovë”.
Nataliya Apostolova, Përfaqësuese Speciale e Bashkimit Evropian/Shefe e Zyrës së BE-së (EUSR/HoO), theksoi mbështetjen e BE-së në përfshirjen e rinisë në rrugën drejt zbutjes së ndryshimeve klimatike.
Apostolova u shpreh: “Ndryshimet klimatike duhet parë si një sfidë globale dhe duhet trajtuar me përfshirjen dhe bashkëpunimin e të gjitha vendeve dhe rajoneve në botë. Vetëdijësimi qytetar, përfshirja e rinisë dhe zhvillimi i kapacitetit njerëzor luan rol kyç në rrugën drejt zbutjes së ndryshimeve klimatike. Mirëpo, mbi të gjitha, unë u bëj thirrje udhëheqësve politikë t’u japin përparësi këtyre çështjeve, gjithashtu gjatë fushatës zgjedhore”.
Në anën tjetër, Stine Ramussen nga DG CLIMA, paraqiti qartë vendimin e Bashkimit Evropian kundrejt ndërtimit të termocentralit të ri me bazë qymyrin. “Është për të ardhur keq që planet e vendimmarrësve në vend janë për të vazhduar me ndërtimin e një termocentrali të ri me bazë qymyrin. Politikat e Bashkimit Evropian gjithmonë fokusohen të jenë në pajtim me Marrëveshjen e Parisit dhe prioriteti ynë i parë është të largojmë tutje përdorimin e qymyrit. Andaj, i bëj thirrje rinisë kosovare që të përfshihen dhe të familiarizohen me çështjet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe të bëjnë presion për një mjedis e të ardhme të pastër, pasi që ndryshimet klimatike nuk duhen trajtuar si problem i një sektori të vetëm, por gjithpërfshirës”, tha Ramussen.
Ngjarja më pas u vazhdua me panelin diskutues ku u shtjellua mbi rëndësinë e fuqizimit të rinisë për të ndërruar shprehitë e tyre ditore në raport me mbrojtjen e natyrës, promovimin e transportit të qëndrueshëm dhe mobilitetit, ngritjen e debateve të ndryshme në shoqëri mbi ndryshimet klimatike, bashkërendimin e prioriteteve me aktorët relevantë etj. Gjithashtu, u theksua si e rëndësishme që vendimmarrësit të preokupohen me çështjet e mbrojtjes së mjedisit, të forcojnë bashkëpunimin me qytetarët e akterët nga sfera ndërkombëtare në të mirë të vendit – sepse shihet qartë çalimi në implementimin e kornizave ligjore që trajtojnë ndryshimet klimatike.
Në diskutimin e hapur, të pranishmit u pajtuan se është e rëndësishme që publiku i gjerë të informohet mbi edukimin e hershëm dhe gjithëpërfshirës kundrejt ndryshimeve klimatike në vend e më gjerë, ashtu që të avancohet mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimi i qëndrueshëm nga secili nga ne.
“Java e Diplomacisë Klimatike në Kosovë 2019” organizohet nga Zyra e BE-së, në bashkëpunim me organizata të ndryshme joqeveritare, e cila si qëllim kryesor ka vetëdijësimin e qytetarëve mbi temat që ndërlidhem me ndryshimet klimatike në vend e më gjerë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare Blenard Azizaj bashkë me Marina Abramović në një nga ngjarjet më të rëndësishme të artit bashkëkohor... -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari i dënuar për vrasje në Shqipëri -
Kosovë
Bullakaj pas takimit me Kurtin: Diaspora në Zvicër motor i zhvillimit për Kosovën -
Suedi
Albin Pllashniku, shembull suksesi i diasporës në Suedi
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit













