CH-Ballkani
20 vjet mbështetje të varfërve në Kosovë nga Caritas-i zviceran
Caritas Zviceran – 20 vite zotim drejt zvogëlimit të varfërisë si dhe mbështetjes së personave të margjinalizuar në Kosovë
Në një ceremoni zyrtare, Caritas-i zviceran festoi sot 20 vjetorin e vet në Kosovë. Kjo organizatë ndërkombëtare ka mbështetur njerëzit e prekur nga varfëria dhe grupet e cenueshme të shoqërisë. Përfaqësuesit e institucioneve qeveritare, shoqëria civile dhe mediat morën pjesë në këtë ngjarje. Përfaqësuesit e Caritas zviceran dhe ata të Qeverisë së Kosovës në fjalimet e tyre theksuan kontributin vital dhe rëndësinë e Caritas zviceran në Kosovë gjatë këtyre 20 viteve të fundit, thuhet në një njoftim për media, të kësaj organizate.
Menjëherë pas luftës, Caritas zviceran ka ofruar ndihmë të shpejtë dhe jo-burokratike për popullsinë e Kosovës, me ç rast edhe janë ndërtuar më shumë se 5,000 shtëpi. Më vonë, Caritas-i zviceran përmes projekteve të shumta ka mbështetur grupe të ndryshme të shoqërisë në fushën e arsimit parashkollor, gjithpërfshirjes sociale, bujqësisë dhe sigurisë së ushqimit si dhe migrimit. Kjo organizatë po ashtu ka kontribuar në procesin e pajtimit dhe përfshirjes së minoriteteve etnike, në veçanti romëve, ashkalive dhe egjiptasve.
“Bashkëpunimi me partnerët tanë në Kosovë gjithmonë është karakterizuar nga dialogu dhe respekti reciprok. Ne jemi mirënjohës për këtë bashkëpunim dhe e mirëpresim vazhdimin e punës në një frymë konstruktive, me miqësi dhe solidaritet”, theksoi Hugo Fasel, Drejtor i Caritas zviceran.
“Ky është një moment i jashtëzakonshëm për organizatën tonë. Duke u bazuar në përkushtimin, këmbëngulësinë dhe profesionalizmin e ekipit dhe partnerëve tanë, kemi arritur suksese të qëndrueshme në të gjitha fushat e punës, gjë për të cilën edhe jemi krenar”, theksoi Znj. Vera Haag Arbenz, Drejtoresha e Caritas zviceran në Kosovë.
Ceremonia zyrtare u përmbyll me një garë të vizatimeve me temën “Unë kontribuoj për një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm”, që u organizuar me rastin e përvjetorit të Caritas-i zviceran në Kosovë. Nga më shumë se 300 vizatimet që ishin dorëzuar nga fëmijët e shkollave të ndryshme nga i gjithë vend, tre edukator dhe 3 fëmijë u shpërblyen me materiale mësimore dhe shkollore, thuhet në fund të njoftimit
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














