Lajme
Iniciativë kundër azilit dhe për strehim të refugjatëve në `zona të mbrojtura`
Kjo iniciativë kërkon që Zvicra së bashku me vendet tjera të angazhohen dhe të marrin pjesë në përkujdesjen e refugjatëve në qendrat për ndihmë që do të hapeshin në vendet e prejardhjes ose afër tyre
Azilkërkuesit në të ardhmen do të duhej të strehoheshin në të ashtuquajturat “zona të mbrojtura” në vendet e tyre të prejardhjes ose në afërsi të tyre. Këtë kërkesë e ka në thelb një iniciativë popullore në nivel nacional e iniciuar nga qarqet e Partisë Popullore të Zvicrës (SVP), e cila është prezantuar sot në Bernë, shkruan sda.ch.
Kjo iniciativë kërkon që Zvicra së bashku me vendet tjera të angazhohen dhe të marrin pjesë në përkujdesjen e refugjatëve në qendrat për ndihmë që do të hapeshin në vendet e përmendura, transmeton albinfo.ch. Në këtë mënyrë njerëzve mund t`u ndihmohet shumë më mirë se po të sillen ata në Zvicër, thuhet më tutje në arsyetimin e iniciativës.
Ndërsa në Zvicër, azilkërkuesit që nuk mund të dëbohen në vendet e treta, duhet të mbështeten vetëm “në natyrë”, gjegjësisht me artikuj ushqimorë dhe të tjerë, por pa të holla. Ata do të trajtoheshin kështu deri në momentin kur do të jenë në gjendje të jetojnë nga puna e tyre.
Më tutje, ideja e komitetit iniciues është që: në vend se migrantët ose azilkërkuesit të mbështeten financiarisht në Zvicër, më mirë do të ishte që të investohet në vendet e prejardhjes në arsim, shëndetësi ose infrastrukturë, përcjell albinfo.ch. Në këtë mënyrë paraja do të përdorej në mënyrë më eficiente dhe në vend se të ndihmohen disa individë, do të ofrohej “pafundësisht shumë ndihmë” në vendet e përmendura
Në komitetin që ka ngritur këtë iniciativë, përveç personave privatë bëjnë pjesë edhe politikanë të njohur të SVP-së si: Luzi Stamm, Lukas Reimann, Barbara Keller-Inhelder, Andrea Geissbühler dhe Therese Schläpfer.
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci











