Bota
Incident me viktima dhe të plagosur në Afganistan
Të paktën katër anëtarë të forcave të sigurisë afgane janë vrarë, në një sulm vetëvrasës në portën e përparme të një baze ushtarake në periferi të Kabulit, ka njoftuar një zyrtar afgan.
Përgjegjëisnë për sulmin e mori grupi militant i talibanëve.
Të paktën tre persona të tjerë u plagosën, në sulmin që shënjestroi një bazë të forcave speciale afgane, tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Rohullah Ahmadzai, përcjell albinfo.ch.
Një gazetar i televizionit lokal ToloNews tha se një numër i personave të armatosur sulmuan bazën dhe se luftimet po vazhdonin.
Sidoqoftë, Ahmadzai mohoi se kanë ndodhur përleshje të armatosura pas shpërthimit.
Ky incident ndodh një javë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, i shpalli “të vdekura” bisedimet mes SHBA-së dhe talibanëve që kishin për synim t’i japin fund luftës 18-vjeçare në Afganistan.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












