Lajme
Defekt në WC: Aeroplani i nisur për SHBA detyrohet të kthehet në Cyrih
Fluturakja ishte nisur për në Boston, SHBA, por një defekt në toalete kishte detyruar stafin të vendoste për kthim, pas dy orësh fluturimi

Një aeroplan i kompanisë Swiss është detyruar pasditen e të mërkurës (sot) të kthehej në aeroportin e nisjes, në Cyrih, pas dy orësh fluturimi, shkruan 20minuten.ch.
Fluturakja ishte nisur për në Boston, SHBA, por një defekt në toalete kishte detyruar stafin të vendoste për kthim.
“Shkak për këtë ishte një defekt teknik në sistemin e kanalizimit, për pasojë të cilit, pjesa më e madhe e toaleteve në aeroplan është dashur të nxirrej jashtë përdorimit”, ka thënë një zëdhënës i Swiss, transmeton albinfo.ch. Ai ka shtuar se “kthimi në Cyrih është vendosur të bëhet për çështje komforti”.
Në bordin e aeroplanit ndodheshin 205 udhëtarë.
Aeroplani ka aterruar në Aeroportin e Cyrihut në orën 18. Pasagjerët e prekur do të shpërndahen nga Swiss në aeroplanë tjerë në flutuirmet e radhës, përcjell albinfo.ch. Në këtë mënyrë atyre do t`u mundësohet që përkundër problemit në fjalë, të mbërrijnë sa më shpejt në destinacionin e tyre.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Artisti Sislej Xhafa, sjell ekspozitë të veçantë në Alpet e Zvicrës Ekspozita e tij e veçantë, ringjall solidaritetin e Zvicrës në kohë lufte në shtetin e Kosovës...
-
Gjermani: Shoqatat shqiptare prezantojnë kulturën dhe traditat
-
Britani: Bie pema mbi pesë fëmijë, humb jetën 7 vjeçarja shqiptare
-
Arti diplomon në fushën e Financave në Universitetin NOVA në Portugali
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut
Jeta në Austri
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri Shifrat nga Shërbimi Publik i Punësimit (AMS) tregojnë se 364,419 persona janë aktualisht të papunë, 43...
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri