Lajme
Për herë të parë i hiqet pasaporta zvicerane një të huaji me dy shtetësi
Kjo ka ndodhur pasi që personit në fjalë i ishte shqiptuar një dënim me burg shumëvjeçar për shkak se kishte bërë propagandë për një organizatë terroriste islamike
Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM) i ka hequr për herë të parë shtetësinë zvicerane një personi me dy shtetësi. Kjo ka ndodhur pasi që personit në fjalë i ishte shqiptuar një dënim me burg shumëvjeçar për shkak se kishte bërë propagandë për një organizatë terroriste islamike dhe kishte rekrutuar luftëtarë për të, thuhet në një komunikatë të SEM.
I dënuari kishte përkatësi shtetërore turke krahas asaj zvicerane.
Sipas SEM me veprimet e lartpërmendura, janë përmbushur kushtet për marrjen e masës në fjalë, transmeton albinfo.ch. Sipas Ligjit Federal, (Neni 42) pasaporta zvicerane mund t`i mefrret një personi me dy shtetësi kur ai u shkakton dëme të konsiderueshme interesave dhe imazhit të Zvicrës dhe me këtë rrezikon edhe sigurinë e vendit.
Krahas të drejtës së shtetësisë në nivel federal, personit të përmendur do t`i hiqet edhe po kjo e drejtë në nivel kantoni dhe komune, transmetopn albinfo.ch.
Personi në fjalë ka të drejtë që vendimin e SEM ta kundërshtojë përmes ankesës në Gjykatën Federale Adminsitrative të Zvicrës.
Në fillim të qershorit të këtij viti, Këshilli Federal në përgjigjen e dhënë një interepelance në parlament kishte theksuar se aktualisht autoritetet federale ka të identifikuar rreth 12 persona me dy shtetësi, të cilët janë të dyshuar se janë të përfshirë në krime në kuadër të aktiviteteve terroriste.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











