Kosova
Si zvogëlohen kilometrat e veturave në Kosovë
Tetë persona janë ndaluar, duke u dënuar me nga 5 mijë euro gjobë
Dogana e Kosovës informon të gjithë qytetarët se është duke hasur në raste kur kilometrat e veturave të përdorura rriten me qëllim të tentimit të pagesës më të ulët.
Kodi doganor i Kosovës neni 276 pika për shkak të shmangieve në detyrimet doganore aplikon gjoba financiare ndaj personave që i kanë paraqitur për zhdoganim veturat, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.
Gjatë javës së kaluar si dhe gjatë kësaj jave (26.08.2019 deri 04.09.2019) ka identifikuar 8 raste të veturave (që të gjitha janë penalizuar me rreth 5,000€ gjoba), të cilat janë paraqitur për zhdoganim, ku pas verifikimit te kilometrave, janë identifikuar se kemi të bëjmë me mashtrim në kilometra (kanë deklaruar më shumë kilometra se sa që realisht i ka vetura).
Dogana e Kosovës-Sektorët përkatës do të vazhdojnë të bëjnë verifikimin e kilometrazheve të kaluara të veturave që do të zhdoganohen, prandaj i bëjmë apel te gjithë qytetarëve, që mos të bien pre e personave te pa ndërgjegjshëm, të cilët munden edhe ti ofrojnë ofertat për manipulime të kilometrazhit të veturës, me qëllim shmangieje nga detyrimet doganore sepse gjobat dhe taksat doganore prapë do ti paguan qytetari që e zhdoganon veturën, thuhet tutje në njoftim.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














