Edhe pse fqinjët e pronares së gjelit e kishin hedhur në gjyq, tashmë ata duhet të paguajnë një dëmshpërblim prej një mijë eurosh plus interesat. Maurice mund të vazhdojë të këndojë çdo mëngjes duke zgjuar francezët në komunën e Sant–Pier–D’oleron.
Pronarja e gjelit Corinne Fesseau u shpreh shumë e lumtur pas vendimit duke thënë se Maurice fitoi. Tashmë janë fqinjët ata që duhet të paguajnë dëmshpërblim.
Sipas avokates së pronares, çështja u fitua pasi sipas ligjeve franceze duhet të dëshmohet me fakte një ngacmim dhe një gjë e tillë nuk u bë e mundur nga fqinjët, përcjell albinfo.ch.