Shkurt.ch
Afër 140 mijë azilkërkues për 9 muaj
Nga janari deri në fund të shtatorit kanë kërkuar azil 136.039 persona, që është më shumë se numri i përgjithshëm i azilkërkuesve të regjistruar gjatë vitit 2013, (127.000)
Vetëm gjatë muajit shtator në Gjermani kanë kërkuar azil rreth 19.000 persona. Shumica e azilkërkuesve vijnë nga vendet me luftë civile si Siria pastaj edhe nga Serbia dhe Eritrea.
Nga janari deri në fund të shtatorit në Gjermani kanë kërkuar azil 136.039 persona, që është numër më i madh se numri i përgjithshëm i azilkërkuesve të regjistruar gjatë vitit 2013, që ishte 127.000.
Siç bën të ditur Minsitria e Puneve të Brendshme e Gjermanisë, më së shumti azilkërkues gjatë periudhës së deritashme të këtij viti ka pasur nga shtetet ku mbretëron kriza si Siria, Afganistani dhe Iraku por po ashtu edhe nga shtetet ballkanike si Serbia, Maqedonia dhe Bosnjë e Hercegovina. Vetëm gjatë shtatorit 2014, azil kanë kërkuar 19.000 veta që është për 38.5 për qind më shumë se në shtatorin e vitit 2013.
Numri i azilkërkuesve është duke u rritur në mënrë të vazhdueshme nga muaji në muaj. Në shumë qytete dhe komna të Gjermanisë tashmë janë paraqitur probleme për strehimin dhe mbajtjen e azilkërkuesve. Lidhur me situatën e krijuar të premten (sot) konsultohen ministrat e brendshëm të landeve dhe ai i federatës në konferencën e jashtëzakonshme që mbahet në Berlin.
Në muajin shtator Bundesrati ka vendosur ndryshimin e ligjit përmes të cilit shtetet e Ballkanit si Serbia, Maqedonia dhe Bosnjë e Hercegovina duhet të trajtohen si “vende te sigurta”, shkruan dpa . Kjo nënkupton që, azilkërkuesve që vijnë nga këto shtete do t`u refuzohet kërkesa për azil si “plotësisht e pabazë”, pasi që autoritetet supozojnë se në vednet e tyre të prejardhjes nuk ka rrezik për personat në fjalë.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










