Bota
Cisterna iraniane e ka ndalur sistemin e gjurmimit
Cisterna “Adrian Darya”, e cila transporton 2.1 milion fuçi të naftës së papërpunuar, e fiku sistemin e gjurmimit
Një cisternë iraniane e naftës e ka ndalur sistemin e gjurmimit, duke shtuar spekulimet se ajo do të shkojë drejt Sirisë.
Cisterna “Adrian Darya”, e cila transporton 2.1 milionë fuçi të naftës së papërpunuar, e fiku sistemin e gjurmimit, derisa ishte rreth 4.583 kilometra larg bregdetit të Libanit dhe Sirisë, përcjell albinfo.ch.
“”Tani mund të supozosh me siguri se ajo është në ujërat territoriale të Sirisë”, tha agjencia që monitoron lëvizjet e cisternave në det, Tanker Trackers.
Adrian Darya 1, e njohur dikur si Grace 1, ishte konfiskuar në fillim të muajit korrik nga autoritetet e Gjibraltarit, me ndihmën e marinsave britanikë.
Ajo u ndalua nën dyshimin se po bënte bartjen e naftës së papërpunuar në Siri, duke shkelur kështu sanksionet e Bashkimit Evropian.
Por, më 15 gusht, Gjibraltari e liroi cisternën, përkundër një kërkese amerikane për ta ndaluar transportuesin.
Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar një urdhër për sekuestrimin e cisternës me arsyetimin se ajo kishte lidhje me trupat e Gardës Revolucionare të Iranit, të cilën Uashingtoni e ka përcaktuar si një organizatë terroriste.
Pas lirimit nga ana e Gjibraltarit, kishte informacione se cisterna ishte nisur drejt Greqisë dhe Turqisë, por të dyja vendet mohuan se ajo do të ndalet në portet e tyre.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë










