Kosova
Palmer: SHBA dëshiron të shohë njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë
Ai ka pranuar se postin e mori sepse mendon se mund të arrihet një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd dhe se do të hapte një rrugë të re evropiane për Serbinë dhe Kosovën
“Qëllimi im është që t’i kthejë Beogradin dhe Prishtinën në tryezën e bisedimeve sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të sigurojë një marrëveshje”, tha i Dërguari Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer, në një intervistë për Tanjug.
Ai ka pranuar se postin e mori sepse mendon se mund të arrihet një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd dhe se do të hapte një rrugë të re evropiane për Serbinë dhe Kosovën.
Ai këtë e konsideroi si një gjë pozitive për rajonin, Evropën dhe SHBA. “Zgjidhja e çështjes së Kosovës është shumë e rëndësishme në agjendën time. Ne kemi mundësinë dhe ne duam të përfitojmë prej kësaj.
“Ne kemi zgjedhje në Kosovë më 6 tetor, dhe ato do të mbahen në Serbi në pranverë. Ne do të kemi mundësinë që të vazhdojmë negociatat midis dy zgjedhjeve, të cilën duhet ta shfrytëzojmë. Shpresojmë që të dyja palët të shfrytëzojnë këtë mundësi”.
Gjithashtu ai ka shprehur shpresën se qeveria e ardhshme e Kosovës do të pranonte të pezullojë tarifat për të lejuar që dialogu të rifillojë, dhe se Beogradi do të ndalë lobimin tek vendet e tjera për të tërhequr njohjen.
E gjithë kjo, sipas fjalëve të tij, “helmon atmosferën” dhe e bën të vështirë kthimin në negociata me një frymë konstruktive. SHBA do të dëshironte, nuk e fsheh Palmer, ta shoh njohjen e ndërsjellë si një pikë qendrore të marrëveshjes percjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












