Gruaja
Saranda dhe Anita garojnë sonte për kurorën e “Miss Zvicra”
Saranda Maliqi dhe Anita Shala janë dy shqiptare që sonte (e shtunë) do të garojnë në mesin e 12 vajzave finaliste për të fituar kurorën e “Miss Zvicra 2014”. Ato, sonte presin që me votat e publikut t`u realizohet ëndrra
Kanë mbetur vetëm edhe pak orë, kur sonte (e shtunë) në Bernë do të bëhet zgjedhja e “Miss Zvicra 2014”, njëri nga spektaklet më të shikuara në këtë shtet. Për kurorën e më të bukurës së shtetit zviceran, janë në garë 12 finaliste, ndër to edhe dy shqiptare: Saranda Maliqi dhe Anita Shala.
Finalistet prej muajsh kanë filluar ushtrimet e tyre, ndërsa gjatë javës së fundit ato kanë pasur përgatitje nga mëngjesi deri në mbrëmje.
Vajzat shqiptare kanë thënë se do të japin maksimumin për t’u prezantuar sa më mirë në këtë spektakël. “Nuk shqetësohem, por sigurisht se sa më afër që vjen finalja, emocionet shtohen”, shprehet Anita Shala 20 vjeçare e cila jeton në Emmenbrücke të Lucernit, por më prejardhje është nga Peja.
E ndërkohë, bukuroshja tjetër shqiptare Saranda Maliqi thotë se kjo pjesëmarrje në këtë spektakël mund t`i hapë dyer për të arritur synimet e saj që janë të bëhet moderatore e ndonjë emisioni televiziv në Zvicër.
“Me anë të kësaj kandidature shpresoj se do të hapen dyert e realizimit të ëndrrave të mia. Dua të ju informoj se pranë modelimit gjithashtu moderimi dhe gazetaria janë synime për ardhmërinë time profesionale. Ka vite qe bashkëpunëtorët, miqtë si dhe familjarët më kanë motivuar për të bërë këtë hap duke marrë parasysh pamjen time fizike, aftësinë time për moderim dhe poezi dhe disa cilësi tjera. Unë mendoj se tani jam në një moshë ku vetë i reflektoj dhe i analizoj gjërat dhe e di se çfarë dua”, ka thënë për “albinfo.ch” 23 vjeçarja Maliqi e cila jeton Schönnewerd të Solothurnit, kurse e lindur është në Gjilan.
Vajzat presin që nga kjo finale të dalin me ndonjë çmim të fituar, pse jo ndoshta edhe me kurorën e misit, duke u bërë kështu njëra prej tyre shqiptarja e parë në Zvicër që e fiton këtë kurorë. Por, për këtë ato kërkojnë edhe ndihmën e publikut që duke votuar t`ua bëjë të mundur realizimin e ëndrrave të tyre: “Me të vërtetë e vlerësoj dhe ju falënderoj shumë në qoftë se votoni sonte për mua! Dhe shpresoj që do të më mbështetni në këtë ditë të rëndësishme për të ardhmen time”, ka thënë Saranda, e cila punon si asistente e sekretarit të komunës.
Ndërkaq ndihmësja e mjekut të dhëmbëve në Cyrih, Anita Shala është shprehur: “Sonte është finalja. Faleminderit për mbështetjen që ma keni dhënë deri më tash. Uroj që edhe sonte do të më përkrahni”.
Saranda dhe Anita kanë postuar edhe një foto në “Facebook”, së bashku në të cilën edhe kanë shkruar: “Së bashku jemi më të forta!”.
Spektakli do të zhvillohet sonte në Bernë nga ora 20.15 ndërsa do të transmetohet nga SAT 1 dhe Rouge Tv.
Për t`i votuar vajzat në internet mund ta hapni këtë faqe: http://www.schweizer-illustrierte.ch/stars/schweiz/miss-schweiz-wahl-2014-finalistinnen-bikini-shooting-pre-show
A.Gj.
Të tjera nga Gruaja
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












