Sipas Policisë së Kosovës arsyet e intervistimit të tij ishin dyshimet se ai kishte tentuar ta sulmonte nënë e tij. Pasi që kjo e fundit kishte shkuar në Stacionin Policor të kërkoj ndihmë duke deklaruar se djali i saj ishte nën ndikimin e narkotikëve dhe se ishin grindur për disa të holla që ai ia kishte kërkuar, raportojnë mediat kosovare.
I arrestuari pasi u la vetëm për disa minuta në zyret e Stacionit Policor, ka tentuar të arratiset duke u hedhur nga dritarja, përcjell albinfo.ch.
Nga ana tjetër Zyra për Informim e Policisë së Kosovës e kanë mohuar faktin se ai ishte vetëm në zyrën e intervistimit kur ndodhi ngjarja.