Bota
Vendimi i ri i Greqisë për refugjatët
Greqia ka marrë vendim sot që të shtojë masat e sigurisë në kufijtë e saj dhe do të zhvendosë migrantët nga kampet që gjenden në ishujt grekë, në përpjekje kështu për t’u përballur me valën e re të migrantëve.
Këshilli i Qeverisë për Çështje të Jashtme dhe Mbrojtje sot ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme, pas arritjes së një numri të madh të migrantëve në Greqi më herët gjatë kësaj jave, transmeton Reuters.
Qeveria greke tha sot se përveç zhvendosjes së azilkërkuesve nga kampet që gjenden në ishuj, e që janë të mbingarkuar, po ashtu do të rrisë sigurinë në kufij. Kjo gjë, sipas Athinës zyrtare, do të bëhet në bashkëpunim me agjencinë e Bashkimit Evropian, Frontex, por edhe me NATO-n. Po ashtu, Greqia do të rrisë patrullat në kufi, me qëllim që të identifikojë azilkërkuesit, të cilëve u është refuzuar azili, por që vazhdojnë të qëndrojnë në këtë shtet.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit për Çështje të Jashtme dhe Mbrojtje po ashtu është vendosur që të shkurtohet procedura e azilit – që mund të zgjasë për disa muaj – dhe do të hiqet faza e apelimit për azilkërkuesit që u është refuzuar azili dhe të cilët do të deportohen. Për më tepër, Qeveria greke tha se do të bashkojë 116 fëmijë me familjet e tyre, që gjenden në vende të tjera evropiane.
Më 2015, në Greqi kishin arritur afro një milion refugjatë dhe migrantë – kryesisht nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës.
Një marrëveshje ndërmjet BE-së dhe Turqisë më 2016 zvogëloi fluksin e migrantëve, por mbyllja e të gjithë kufijve në Ballkan, bëri që mijëra migrantë të mbesin në Greqi.
Organizatat humanitare kanë kritikuar Greqinë se nuk po bën mjaftueshëm për të përmirësuar kushtet në kampet ku gjenden migrantët, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













