Bota
Dua Lipa, kundër bllokimit të Parlamentit britanik
Kryeministri i ri britanik, Boris Johnson, ka marrë një vendim që të pezullojë për një muaj Parlamentin.
Në lidhje me këtë vendim, është shkaktuar zemërim tek populli britanik.
Kundër veprimit është shfaqur edhe këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa.
Ajo me anë të disa storieve të postuara në llogarinë e saj në Instagram, ka treguar se është kundër këtij vendimi.
Me anë të një fotografie, në të cilën shihet një marionetë e veshur si kryeministri Johnson, thuhet: “U prehtë në paqe demokracia britanike”, Lipa ka shfaqur zemërimin e saj.
Gjithashtu një peticion për zhbllokimin e Parlamentit tashmë ka nisur.
Lipa ka bërë thirrje në Instagram që të nënshkruhet peticioni, shkruan Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë














