Kosova
Lirohet i dyshuari për krime lufte, thotë se në atë kohë ishte në Holandë
Por ai një ditë më parë u lirua nga kjo qendër pasi që Prokuroria Speciale vlerësoi se kanë pushuar shkaqet dhe arsyet për vazhdimin e kësaj mase
Për 4 muaj rresht Shemsi Garaj, i dyshuar për krime të luftës, qëndroi në paraburgim në Burgun e Sigurisë së Lartë.
Por, ai një ditë më parë u lirua nga kjo qendër pasi që Prokuroria Speciale vlerësoi se kanë pushuar shkaqet dhe arsyet për vazhdimin e kësaj mase, raporton KTV.
Garaj, i cili muaj më parë u arrestua nën dyshimet se kishte kryer krime gjatës periudhës së luftës, thotë se arriti të sigurojë dokumente nga shteti i Holandës, të cilat dëshmojnë se ai gjatë asaj kohe nuk gjendej në Kosovë.
Sipas Prokurorisë Speciale, Garaj së bashku me vëllanë e tij, Galan Garaj, i cili ka vdekur ndërkohë dhe 7 persona të tjerë, në mesin e tyre edhe serbë, dyshohet se kanë marrë pjesë në vrasje, plagosje, rrahje, maltretime, djegie, plaçkitje dhe dëbim të popullatës civile nga lagjja “Tikvesh” në Klinë.
Por, në vendimin e Gjykatës Themelore të lëshuar një ditë më parë thuhet se “pas kërkesës së Prokurorisë drejtuar autoriteteve italiane dhe holandeze për vërtetimin e dokumenteve mbi statusin e refugjatit në Holandë, është konfirmuar se i dyshuari Shemsi Garaj ka hyrë në Holandë me datë 24.03.1999, ndërsa është depërtuar me 01.12.1999.
Derisa ai vetë thotë se asnjëherë nuk veshi uniformën e policisë serbe dhe se nuk ka të bëjë fare me këto akuza.
Ndërsa Sali Mekaj, avokati i të dyshuarit Shemsi Garaj, ka thënë se Prokuroria më nuk ka asnjë arsye të vazhdojë hetimet në këtë rast. Sipas Mekajt, klienti i tij ka ofruar alibi se ai nuk ishte në Kosovë, në periudhën kur dyshohet se ishin kryer këto krime.
Ndërsa Prokuroria Speciale, nëpërmjet një përgjigje me shkrim vetëm ka konfirmuar se pasi ka ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore, përfshirë këtu intervistimin e dëshmitarëve, shqyrtimin e provave materiale, ekspertizën dhe të tjera, alibia e paraqitur nga ana e mbrojtjes ka bërë që Prokuroria të kërkojë ndërprerjen e masës së paraburgimit.
“Lidhur me këtë, Prokuroria Speciale ka ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore, duke përfshirë intervistimin e dëshmitarëve dhe të pandehurit, shqyrtimi i provave materiale –dokumentacioni, ekspertiza, etj. Gjatë kësaj faze, nga ana e mbrojtjes (të pandehurit) është paraqitur si alibi pretendimi se i pandehuri Sh.G., gjatë periudhës për të cilën dyshohet (datë 27.03.1999) nuk ka qenë në Kosovë. Prandaj, PSRK ka paraqitur kërkesë për ndihmë juridike ndërkombëtare, adresuar autoriteteve të shteteve përkatëse, me ç’rast është kërkuar ofrimi i informatave-provave material, si pjesë e hetimit të këtij rasti. Konform kërkesave të adresuara, më 26.08.2019, përmes rrugëve të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, PSRK ka pranuar përgjigjen e autoriteteve përkatëse, përmes të cilës janë vërtetuar pretendimet e mbrojtjes se i pandehuri Sh.G., gjatë periudhës kohore për të cilën është dyshuar, nuk ka qenë në Kosovë. Prandaj, bazuar në këto prova kemi ardhur në përfundim se tani më kanë pushuar shkaqet që kanë shkaktuar caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në përgjigjen nga Prokuroria Speciale.
Derisa kjo prokurori nuk ka dhënë sqarime nëse i ka mbyllur hetimet për këtë rast, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa











