Lajme
Prej 1 shtatorit do të ketë ndryshime lidhur me tarifën në Rrugën e Kombit
Bizneset që kalojnë në Rrugën e Kombit që prej 1 shtatorit do të detyrohen që të paguajnë në bazë të peshës së kamionëve. Kjo edhe përkundër faktit se eksportuesit janë ankuar për efektet negative që ka pasur kjo taksë, e cila ka ulur nivelin e tregtisë midis dy vendeve.
Automjetet e vogla që kalojnë në Rrugën e Kombit janë të detyruara që të paguajnë 5 euro me TVSH, autobusët 11 euro, kamionët e mesëm 16 euro dhe kamionët e rëndë 23 euro.
Kompania koncesionare pritet të vendosë montimin e peshoreve për kamionët. Peshoret do të shërbejnë për monitorimin e automjeteve të rënda dhe për diferencimin e tarifës që shkon nga 16 euro deri në 23 euro për kamionët e rëndë.
Kjo masë, sipas argumentit të kompanisë, ka ardhur me kërkesë të qeverisë shqiptare dhe qëllimi është mbrojtja e elementëve rrugorë, shtresat e rrugës nga dëmtimet e mundshme që vijnë si pasojë e qarkullimit të mjeteve të rënda.
Tarifa e vendosur në Rrugën e Kombit është kthyer në një pengesë serioze për bizneset, të cilat i kanë bërë thirrje qeverisë që të gjejë një zgjidhje.
Të dhënat zyrtare të Instat tregojnë se eksportet kanë rënë me 2.6% dhe ndikimin kryesor e ka dhënë ulja e eksporteve të materialeve të ndërtimit drejt Kosovës.
“Taksimi i Rrugës së Kombit ka një ndikim të drejtpërdrejtë në rënien e eksporteve të materialeve të ndërtimit”.
Ndërkohë zyrtarë kosovarë i kanë kërkuar qeverisë shqiptare që të diskutojnë për gjetjen e një zgjidhjeje.
Taksa në Rrugën e Kombit u vendos vitin e kaluar dhe u prit me protesta si nga banorët, ashtu edhe nga bizneset, raportojnë mediat kosovare.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












